Nga Artur Nura
Komuniteti çam sot është politikisht me i përfaqësuar ne krahasim me kohen kur nuk ishin te organizuar ne parti politike! Thëne këtë, për arsye racionale me duhet te shtoj qe kjo nuk do te thotë domosdoshmërish se çështja çame sot është me pranë zgjidhjes se saj përfundimtare! Nese nuk punohet si duhet dhe me strategjinë e duhur, ajo mund te jete me larg se kurrë zgjidhjes se saj përfundimtare…!
Drejtuesit e Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) duket se zgjidhjen e kauzës se tyre e kane marre lehte, ndërsa pushtetin rende, rende dhe me shume seriozitet. Tashme, ata do mund te marrin edhe një portofol ministri, por qe ka te beje me ekonominë dhe jo politiken e jashtme, apo respektimin e se drejtës! Dhe sigurisht sepse kryeministrit Edi Rama i duhet një lloj imuniteti politik numrash plus ndaj aleatit Ilir Meta ndaj te cilit është i varur politikisht. Nga ana tjetër dhe nga kahu i PDIU, ky afrim me pushtetin lexohet qarte qe vjen, jo për te qene kauza çame me afër zgjidhjes, por për disa vende pune me shume për miqtë!
Jo rastësisht, pas qarkullimit te këtyre thashethemeve ne pame Shpëtim Idrizin duke drekuar me kryetarin e Parlamentit dhe LSi, Ilir Meten. Gojët e “liga” thonë qe drejtuesi i PDIU shkon andej nga i ofrohet me shume, por unë s’dua ta besoj një gjë te tille. Sigurisht qe këtë e bejne te gjithë drejtuesit e pothuaj te gjithë partive politike te tjera, por ata nuk janë partia e Çameve apo e Grekeve! Shumica e tyre me përjashtim te PS, PD edhe këtyre partive qe kane elektorat te qarte, u duhet ta krijojnë e elektoratin e tyre. Ne krye te kësaj liste partish politike është padyshim LSI…
Mjafton te kujtojmë qe ne fillim viti, kryeministri Rama për te njëjtat arsye dhe sipas te gjitha gjasave, i kish ofruar partisë se Shpëtim Idrizit shume me shume pushtet! Papritur u publikua një video “off records” e cila e vuri ne pozicion te vështire Idrizin duke rrezikuar tërmete te renda brenda partisë se tij, PDIU. Pas saj, publiku dhe komuniteti Çam pa me vone qe kryetari i Parlamentit filloi ta merrte gjithmonë e me shpesh me vete ne udhëtimet jashtë shtetit deputetin Idrizi…!
Strategjia tjetër e gabuar e PDIU…
Nje dimension dimension qe e ka penalizuar dhe është përdorur si pretekst kundër komunitetin Çam ne Greqi, pas rënies se Perandorisë Otomane ka qene edhe edhe perkatesia e tyre muslimane. Nje pjese e mire e tyre gjate historisë ne tokat e shtepite e tyre ne Greqi për tu dalluar nga greket nuk kane pranuar kurrë konvertim ne fenë tjetër. Nga ana tjetër ka ndodhur dhe pranohen ne nivel shkencor qe kemi patur shqiptare te pastër, çame veveçanërisht qe janë shkëmbyer me shqiptare ortodokse nga Turqia ne vite te ndryshme duke i cilësuar ata “gabimisht” si turq e greke!
Por Çamet e Shqipërisë qe tashme janë njësoj si ne shqiptaret e tjerë, pas diktaturës ju bashkuan grupeve te larguara për ne Greqi duke u deklaruar formalisht si ata “minoritare”, “ortodokse” edhe pse mbeten muslimane ne atë nivel sipërfaqësor si shumica e shoqerise sonë. Ne fakt, sipas mendimit tim personal, një zhvillim i tille ka qene zgjedhje racionale përderisa Feja ka qene e politizuar dhe mbetet sot e kësaj dite me shume se dje.
Por, sigurisht qe ka nga ata/ato qe e mendojnë ndryshe këtë qasje! Me sa duket, njeri prej tyre është kryetari i PDIU-se i cili është politikani i pare qe del dhe ndjek rite publike muslimane. Besimtare politikane sigurisht qe janë shume, por janë pak ata qe i ndjekin ritet ne publik. qofte te fesë Islame edhe asaj Kristiane. Por, rasti i z. Idrizi duket se nuk është vetëm personal dhe se ai po i jep partisë se tij një dimension fetar islamik.
Duket se jo rastësisht Komiteti i Kulteve i është dhëne një përfaqësuesi te kësaj partie politike duke sjelle edhe pakënaqesi tek komunitet e tjera fetare veçanërisht atij Ortodoks. Ne partine  e z. Idrizi ka një djalë shume te përgatitur ne ideologjitë politike dhe zyrën e shtypit te PDIU-se qe është me perkatesi ortodokse e me integritet te larte publik, por u emërua personi ne fjale i cili duhet te jete praktikant i fesë islame dhe here pas here bartës i mjekrës si element fetar. Nga ana tjetër, një zonje e nderuar bartëse e shamisë është zgjedhur ne Këshillin Bashkiak te kryeqytetit, pa qene Çame, por ne dimensionin kombëtar te partisë. Edhe nënkryetari i Bashkisë se Kryeqytetit një avokat i zoti, nuk e di nëse është çam ose jo, por duket qarte qe është praktikant i fesë islame dhe mban mjekër!
Personalisht nuk kam asgjë kundër zgjedhjes personale te çdo individi te lire qofte edhe për praktiken islame te tyre, apo kristiane katolike apo ortodokse, por kush njeh historinë e shtetit shqiptar e di shume mire qe feja është e ndare nga shteti shqiptar qe ne themelin e historisë shtetërore me rënien e Perandorisë Otomane. Kjo ishte dhe mbetet një gjetje e shkëlqyer inteligjente për me te mirën e te gjithë shqiptareve dhe rezistencën e këtij shteti te cilin fqinjët kane dashur gjithmonë ta rrezojnë. Kjo e kuptueshme sepse kane shtetas te tyre me kombesise shqiptare qe do e shihnin Atë si simbol te forcës, jo te dobësisë se tyre.
Sipas informacioneve te sakta, partisë se pare çame PDI i ishte ofruar mjaft mbështetje nga Ankaraja dhe oferta për bashkëpunim, por drejtuesit e atëhershëm te saj me inteligjence i shmangen ato, dhe zgjodhën Europen. Sigurisht duke konsideruar edhe problematikat midis Turqisë dhe Greqisë te cilat mund te eklipsonin problematiken e tyre. Ata, pas mocionit te një grupi eurodeputetësh (jo rastësisht italiane) bene qe ish drejtuesi i larte për politike te jashtme Kris Patten te përgjigjej duke deklaruar se e njihte ceshtjen çame (Greqia jo akoma…) dhe se e trajtonte atë si dy paleshe duke demonstruar kujdes ndaj zhvillimeve ne raport me te. Me pas një delegacion i çameve te PDI’se u prit zyrtarisht ne parlamentin evropian duke pranuar dosjen e kësaj çështje dhe veçanërisht ata u priten nga eurodeputete me emër dhe me perkatesi Britanike, Gjermane dhe Italiane.
Shume prej atyre ne takimet e realizuar sugjeruan te përdoreshin hapësirat ne Këshillin e Europes ku deputetet shqiptare mund te bënin shume për zgjidhjen e kësaj kauze te drejte. Atehere komuniteti çam nuk kishte deputete te vetët, por me vone ne siglën e PDIU ata kishin zv. presidentin e Këshillit te Europes, pikërisht z. Shpëtim Idrizi për kater vite rresht. Pyetja shtrohet cfare beri z. Idrizi për kauzën çame ne atë pozicion për kater vite? Nuk dihet qarte…, por ajo qe dihet eshte se  z. Idrizi here pas here shkon ne Turqi dhe me sa duket kontaktet dhe marrëdhëniet i ka me partine e presidentit Rexhep Taip Erdogan, filozofia e te cilit është feja Islame e moderuar. Historia politike e Erdogan ka keq dimensionuar krenarinë e Kombit turk ne raport me dimensionin laik te shtetit…
A ka shprese qe koha e humbur te kapet?
Shpresa vdes e fundit sigurisht dhe Komuniteti çam ka qene gjithmonë dinamik. Ne fillim duhet uruar qe z. Idrizi dhe drejtuesit e tjerë te PDIU te reflektojnë ne kohe për te marre drejtimin e duhur. Jo atë te pushtetit te majte, apo te djathte, por atë te kauzës se tyre historike qofte edhe me pushtet te majte. Komunitetit çam i duhet te reflektoje dhe zgjedhjet politike nuk janë larg. Duhet votuar dhe mbështetur ajo parti e cila punon për zgjidhjen e ceshtjes se tyre e cila është morale, ligjore dhe politike. Ata kane nevoje te gezojne te gjitha te drejtat qe gëzon komuniteti grek ne Shqipëri, e drejta e dy- shtetesise, te hequr ne menyre arbitrare. Te drejtën e pronesise, sigurisht edhe te drejtat e tjera te gjuhës dhe traditës. Kjo arrihet me parti parimore dhe jo duke menduar vetëm për pushtetin…