Home KRYESORE Të gjitha ëndrrat e botës

Të gjitha ëndrrat e botës

Nga Gladiola Jorbus

Në dhomën time struken
të gjitha ëndrrat e botës.
Dhe kjo rëndon mbi mua si një dënim.
Pikëpyetjet groteske mbështillen
me pëlhurat e endura prej liri.
Gjurmët e tyre pluhurake zbehin agimin.
Një mjegull trishtimi
shkëlqen pas dritares.
Dhoma ime tashmë,
i ngjet një liqeni…
ku zhyten tingujt, shpresat, vetmitë.
Koha rebelohet kundër meje.
Dhe shpirti nuk di ç’të shohë më parë.

Share: