Home KRYESORE Për ata që u tërbuan nga përballja ime me Veliajn, si “analist”

Për ata që u tërbuan nga përballja ime me Veliajn, si “analist”

Nga Agron Gjekmarkaj

Nuk jam identifikuar asnjëherë me formen.

Ekzistencen publike se kam bazuar kurrë tek postet ndonëse i respektoj ato si nderim ndaj shtetit. Nuk i kam kerkuar ato që të bëhem i njohur permes tyre por as kam ndermend të shnderrohem në një skematik prej peshes së tyre.

Rikthimin tek analiza politike nuk e gjykoj një braktisje të detyres së deputetit  apo të zevendes kryetarit të Kuvendit të Republikes perkundrazi forcim e humanizim të profilit të tyre.

Nese unë i heq vetes titujt politik në emisionet e darkes që në çdo rast janë e do të jenë të perkohshem sepse as në ëndrren më joshese nuk e rendis veten tek “të perjetshmit” e bëj që qytetaret shqiptarë të kenë një instrument më shumë për të bërë dritë mbi politiken, politikanet dhe institucionet tona. Me këtë nuk po them që i shmangem pergjeqësisë që me aq sa mundem e di ti justifikoj ato.

E pazakontë por jo e pamundur të gjesh forcen për të folur edhe kur je brënda, të rrefesh ” Hadin” e perditshem, të demistifikosh tabutë, të relativizosh veten dhe të tjeret e mbi të gjitha të thuash të verteten tënde në menyrë të multiplifikuar i vetedijshem që salla e parlamentit dhe mikrofoni i mbrembjes janë kalimi mes “Shiles dhe Karibdes”.

Në çdo tryeze debati duhet që ideja të matet me idenë, fakti me faktin dhe jo njerzit trup me trup!

Nuk kam qënë asnjeherë i paanshem është pikerisht anësia ajo që më ka bërë pjesë e trupes politike të PD! Por kam bërë perpjekje të jem i pergjegjshem. Tek identiteti i çdo individi anësia dhe anësitë nuk janë detaje por shnderrohen në tipare të tij. Tek anësia të çon besimi tek një ide, kauzë, person, grup njerzish apo formacion politik! Kjo është pjesë e subjektivitet njerzor.

Nuk e vë doren në zjarr që ndokush ka mbetur i paanshem në menyrë të njëtrajtshme keto 32 vite liri, as gjykatesit as të gjykuarit. Rikthimi tek analiza politike nuk më çon tek paanshmeria por tek mundesia që të mbroj më shumë e më shpesh, interesat e qytetarve si dhe bindjet e mia.

Sot vendi ynë në kushtet e emergjences demokratike, të korrupsionit si kryefjalë dite, të krimit si ligj nate, të eksodit si rezultat stine, të vrasjes së shpresës si konkluzion viti, ka nevojë për shtimin e zërave opozitarë, për shfaqjen e tyre sa më shpeshtë dhe kjo nuk bëhet vetem në parlament por edhe në media.

Qeveria e Edi Rames prej vitesh e ka penguar perballjen televizive me perfaqesuesit e opozites por ënde jo me ata të analizes. Unë në këtë perballje nuk dua të mungoj, nuk do të mungoj paçka se i “maskuar” si Uliksi në shtepinë e tij të mbushur me “metonjes”! Rrefimi e bën njeriun të lirë.

Opozitarizmi dhe opozita kanë nevojë për këtë. Ata që shqetesohen nga prezenca ime në media si “analist”, “publicist” a “pedagog” si ndihmoj dot, nuk ju plotesoj dot deshiren, nuk jua qetoj zhgenimin, zemerimin, ulerimen apo mllefin! Të qenit deputet nuk e perjashton të qenit edhe analizues e komentator i politikes. Qysh nga kodi i Hamurabit e ketej askund nuk është e shkruar as e thënë. Një gjë e di me siguri, që doren në xhep për ti zhvatur rryshfet apo edhe një kafe nuk ja kam futur kujt kurrë dhe gjithmonë jam “larë” në djersen time.

Ata që nepermjet politikes u kanë sherbyer vetem interesave të veta dhe të familjeve të tyre duke vjedhur, duke vrarë, duke genjyer e shantazhuar drejtperdrejt apo me sejmen gagaçë nuk më kompleksojnë. Ngjarjet e një viti në PD, ndarja de facto e partise ne dy grupime, një më i madh e një më i vogel ma bejne edhe me te detyrueshme te qenit deputet qe i pergjigjet zgjedhesve më shumë se partisë apo per më teper korenteve brenda saj dersia kjo faze dramatike të permbyllet në legalitet.

Pas ngjarjeve te janarit kam deklaruar qe primare në punen time si deputet do jete ndergjegja ime e jo urdherat apo kapelet partiake.

Secili bën opoziten e tij i mbuluar me nderin apo turpin e vet.

Në luftrat civile (edhe brënda një formacioni politik) çdo fitore në fund është një disfatë dhe luginat e saj kanë nevojë të mbushen me armiq ose më saktë me imazhin e tyre të perdhosur!!

360grade.al

Share: