Eksperti i IT Edmond Licaj duke folur përmes një lidhje skype në MCN TV theksoi se pas dy sulmeve të Iranit duhet të ngrihet alarmi për çdo sistem që ka infrastrukturë kritike, si Tatimet, Doganat apo Ministria e Mbrojtjes.
Licaj vë në dukje se sistemet duhet të ishin mbyllur dhe të ishin futur në një skanim.
Shqipëria, sipas raportit zyrtar, ne kemi qenë të sulmuar që në maj të 2021-shit. Ne do të jemi vazhdimisht në sulm dhe jemi aktualisht në sulm. Qasja në internet nga ky grup apo ai shtet që ka dalë në raport…Ata kanë pasur akses gjatë gjithë kohën. Ata e rrëzuan sistemin sepse s’kishin më nevojë për të pasur akses. Nuk përjashtohet fakti që ata s’kanë më qasje në sistemet tona, sepse ne i kemi të dhënat të shpërndara. Duhet të ngrihet një alarm i madh për sistemin e Tatimeve, Doganave, institucionin e Sigurimeve Shoqërore, Ministria e Mbrojtjes. Kanë infrastrukturë kritike të dhënash dhe ai grup mund të ketë akses. AKSH-i, e-Albania është më shumë koordinues të dhënash. Ama secili institucion ka të dhëna sipas kategorisë”.
Eksperti kritikon faktin që sistemi TIMS ka pasur qasje në internet, pasi ai duhet të jetë i mbyllur. Ai po ashtu vë në dukje se për sulmet duhet të flasin ekspertët e institucioneve përkatëse dhe jo kryeministri.