Home KRYESORE Off shore i Panamasë dhe On sherri i Tiranës!

Off shore i Panamasë dhe On sherri i Tiranës!

Nga Ylli Dylgjeri

Skandali i Panamasë po i lëviz themelet mbarë në vendet e përfshira në fshehjen e parave. Shtypi, politika, publiku të prekur nga ky skandal i rritur në vite, po i kthen sheshet qëndrore në revolta popullore.

Ndryshe ndodh tek Ne. Në vendin e shqiponjave ka plasur

On sherri! Sherr për reformën në drejtësi. Sherr për kryetarin e Partisë. Sherr për mandatin e Koços. Sherr në Parlament.

Sherr te këndi i lojrave. Sherr te Fevzo! Sherri dhe pyetje vazhdojnë: Kush është pasaniku shqiptar? Kush është i ndershmi? Me kë është mik? Sa para ka fshehur? I kujt partie eshte? etj etj.

Dhe si te mos mjaftonin pyetjet dhe debatet ne politike, mjeshtrat e Teatrit politik e ftojne serisht publikun te inagurojnë projektin e Sheshit të Ri të Tiranës duke i thënë opinionit: le të dale bota shesheve, Ne ndërtojme sheshe! Kjo është atmosfera këtu.

Sherri vazhdon…

Share: