Home KRYESORE Ekspansioni i ndërtimeve në Shqipëri: Efektet Negative dhe Pozitive

Ekspansioni i ndërtimeve në Shqipëri: Efektet Negative dhe Pozitive

Nga Arkitekt Enea STAVRE

Industria e ndërtimit ka ndikim kompleks në jetën ekonomike dhe sociale të vendit. Proçesi i ndërtimit ka shoqëruar qytetërimet duke krijuar shtete me atraksione që si pasojë ka ndikuar në zhvillimin e turizmit, duke nisur nga Egjipti i lashtë e deri në qytetet moderne.

Shqiperia pas viteve ‘90 njohi një zhvillim të kësaj industrie përfshirë ketu ndertesat komercale apo rezidenciale. Zhvillimi i këtij sektori përmirësoi qytete apo lagje duke patur dhe një ndikim në qeverisjen lokale.

Disa nga efektet pozitive të industrisë së ndërtimit janë:

• Rrit kërkesën për fuqi punëtore;
• Ndikon në ekonominë e vendit;
• Rrit të hyrave publike nga taksat;
• Nxit aktivitetin ekonomik lokal;
• Zhvillon mjediset urbane;
• Zgjeron qytetet;
• Rritet fuqia blerese në zonën ku është kryer ndërtimi;
• Efekt social në strehim.

Por, industria e ndërtimit ka dhe një sërë efektesh negative të cilat janë:

• Ndertimi pa kriter sjell derregullimit të planifikimit urban;
• Efekt negativ hapësinore;
• Kufizimi i hapsirave të gjelbërta;
• Zgjerimi i shpejtë i aktivitetit të ndërtimit gjeneron presione inflacioniste;
• Ndot ambjentin;
• Ky sektor mund të shërbejë për pastrimin e parave.

Referuar efekteve pozitive që ofron industria e ndërtimit mund të themi se Shqipëria ka përfituar nga këto efekte sepse është një vend në proçes urbanizimi, ndikuar nga shfaqet e migracionit të brendshëm.

Megjithatë, termeti i vitit 2019 nxorri zbuluar problemet që kishte ky sektor, siç ishin ndërtimi pa cilësi dhe duke shkelur kushtet teknike. Në këtë sektor pas viteve ’90 shumë ndërtues kishin qëllim kryesor maksimizimin e fitimit dhe ulja e kostove të ndërtimit, e cila cënoi cilesinë.

Aktualisht në Shqipëri, jemi në një ekspansion ndertimesh përtej kërkeses së tregut…

 Investitoret në këtë sektor duhet të ndyshojnë qasje, konkretisht ato duhet të rrisin cilesinë e ndertimit bazuar kushteteve teknike të ndërtimit, të harmonizojnë stilin arkitektonik me zonat e urbanizuara dhe të jenë më tepër ekologjik.

 Duhet të krijohet një balance midis ndërtimit me kriter dhe zhvillimit urban, me qëllim që kjo industri të mos shërbej vetëm si biznes, por dhe të ketë ndikim në zhvillimin e qendrave urbane …

Share: