Home Gjeo-Ekonomia “EMAR nuk ka asnjë lidhje me marrëveshjen”! Deputeti Shehaj zbardh skemën për...

“EMAR nuk ka asnjë lidhje me marrëveshjen”! Deputeti Shehaj zbardh skemën për marrëveshjen dhe nxjerr dokumentin

Deputeti Agron Shehaj e cilëson një skemë mashtrimi projektin për portin e Durrësit, me një vlerë prej 2.1 miliard eurosh.

I ftuar në “Top Story”, Shehaj kujton deklaratat e kryeministrit Edi Rama për kompaninë EMAR, ndërsa thotë se në projektin aktual kjo kompani nuk ekziston.

“Edi Rama ka dy-tre vite që thotë se në Shqipëri do të ndërtohet një Dubai të dytë nga kompania e shquar EMAR. Që EMAR është kompani e shquar, kjo s’ka asnjë dyshim. Ka dy vite që thotë se do të vijë EMAR.https://2c3b095dbcf86fecc4095285b8321909.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html

Tani, lindin disa dyshime kur marrim vesh që kompania që regjistrohet në Shqipëri, “Eagle Hills”, kompani që më herët quhej ndryshe dhe më pas vjen marrëveshja në parlament… dhe marrim vesh që EMAR nuk ka asnjë lidhje me këtë projekt.

Qeveria shqiptare po mbyll një marrëveshje miliarda euro me një kompani që është krijuar në më pak se një vit. Një kompani që nuk ka as historik, as të punësuar, nuk ka asgjë praktikisht. Cili është kapitali, se kjo kompani ka deklaruar një fond prej 100 mijë lekësh të vjetra (minimumi që kërkon ligji shqiptar)”.

Sipas deputetin, kjo kompani është krijuar vetëm për këtë skemë. Ai akuzon Edi Ramën se ka gëzuar shqiptarët, kur u ka thënë se do të bëjë Dubain shqiptar në Durrës.

U tha se do ta bëjë me EMAR, në fakt EMAR nuk është. ‘Eagle Hills” është krijuar nga një kompani offshore, e regjistruar në ishujt Kajman. Kryemistri vazhdon dhe gënjen”, shton deputeti.

Top Channel

Share: