Home KRYESORE Policia ndalon protestën e PD në Bulevard më 6 dhjetor: Cenon sigurinë...

Policia ndalon protestën e PD në Bulevard më 6 dhjetor: Cenon sigurinë kombëtare e publike

Policia ka ndaluar zhvillimin e protestës së thirrur nga kreu i PD, Sali Berisha përpara kryeministrisë në datën 6  Dhjetor, ditën kur në Tiranë pritet të zhvillohet samiti BE-Ballkani Perëndimor.

Në shkresën që policia i drejton Partisë Demokratike thuhet se në kuadër të samitit në vendin e njoftuar për mbajtjen e tubimit janë marrë masa për ruajtjen e sigurisë.

Sipas policisë, zhvillimi i protestës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, para kryeministrisë, cënon sigurinë kombëtare dhe atë publike.

Më tej, policia thotë se garanton të drejtën e çdo qytetari për tubime paqësore në një vend jashtë perimetrit të sigurisë.

Perimetri i sigurisë i njoftuar nga policia

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri në Bulevardin “Bajram Curri” përfshirë sheshin “Nënë Tereza”.

Rruga “Gjergj Filipi” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rrugova” deri tek kryqëzimi me rrugën “Papa Gjon Pali II”.

Rruga ” Lek Dukagjini” në gjithë gjatësinë e saj.

Rruga “Dervish Hima”, rruga “Sheh Ahmet Pazar”, rruga “Faik Konica”, rruga “Skerdilajd Llagami.

Rruga “Papa Gjon Pali II” në gjithë gjatësinë e saj, rruga Asim Zeneli, rruga “Themistokli Germenji”, rruga “Mustafa Matohiti”, rruga “Jul Variboba”, rruga Fatmir Haxhiu”.

Rruga “Ismail Qemali”, nga rruga e “Elbasanit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ibrahim Rrugova”.

Share: