Kosovarët e kanë zakon që t’i ngjyrosin me nuanca atërore vizitat e ndryshme të kryeministrave të Shqipërisë në vendin e tyre, njohur ndërkombëtarisht vetëm se fundi si shtet dhe, ne fakt pas një sundimi te gjate te dhunshëm nga serbet.
Pavarësisht se kush ka qenë udhëheqësi i vendit tonë, kosovarët i kanë adhuruar pa kushte që nga Enver Hoxha, e deri te Pandeli Majko, Sali Berisha dhe sot Edi Rama liderët e këtushëm shqiptarë dhe kjo e ka një shpjegim: ata ndihen vulnerabel ndaj te tjerëve kryesisht serbeve dhe kane nevoje per te ngjashmit e tyre, ne rastin e Shqipërisë, gjysmës se tyre me me fat; mbi 100 vite shtet.
Ndaj edhe Tirana zyrtare si dhe kreu i ekzekutivit të saj shihen kurdoherë si shtëpia dhe babai i munguar në Prishtinë. Kështu është pritur edhe kryeministri Rama tashme, dikur tejet i largët per shumicën e Kosovareve por edhe per Edin vete, si një baba informal me këmishë të hapur, ndërkohë që “fëmijët” apo nxënësit e mirë në Kosovë ishin vënë të tërë në rresht për ta pritur të kollarisur dhe tepër zyrtarë.