Home Gjeo-Ekonomia Situata në Kosovë, Berisha: Ndërkombëtarët të ndëshkojnë qëndrimet luftënxitëse të Vuçiç

Situata në Kosovë, Berisha: Ndërkombëtarët të ndëshkojnë qëndrimet luftënxitëse të Vuçiç

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me situatën e tensionuar në veri të Kosovës, ndërsa akuzon presidentin serb Aleksandër Vuçiç se kërkon destabilizimin e Kosovës.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Berisha ka publikuar një video, në të cilën shfaqet momenti kur sulmohet gazetarja e Kosovës, ndërsa krahas saj shkruan se dënon me ashpërsinë më të madhe veprimet kriminale të bandave serbe që bllokojnë rrugët dhe sulmojnë Policinë e Kosovës.

Më tej, kryedemokrati  shprehet se gjithçka është e orkestruar nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ndërsa i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndëshkojë qëndrimet luftënxitëse të tij, të koordinuara sipas tij me Kremlinin.

“Serbomadhi Vuçiç vazhdon haptas përpjekjet për destabilizimin e Kosovës.

Të dashur miq, banda të armatosura kriminale serbe të orkestruara direkt nga Beogradi sulmuan gjatë natës me bresheri njësitë në detyrë të policisë së Kosovës dhe hodhen granata kundër njësive të Euleksit, gazetarëve dhe ekipit të Televizoinit Dukagjini të Prishtinës në Rudar të Zveçanit. Këto banda kanë bllokuar rrugë kryesore në veriun e vendit.

Dënoj me forcën më të madhe këto sulme terroriste dhe destabilizuese të bandave kriminale serbe të dirigjuara direkt nga Beogradi ndaj policisë së Kosovës, misionit të Euleksit mediave si dhe bllokimin banditesk të rrugëve. Mbështes plotësisht autoritet e Kosovës në qëndrimez e tyre për garantimin e integritetit teritorial, sovranitetit, rendit, sigurisë së vendit të tyre. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndëshkoj qëndrimet luftënxitëse të kordinuara me Kremlinin të presidentit të serbomadhisë Vuçiç dhe bandave të tij kriminale në veriun e Kosovës”, shkruan Berisha./Opinion.al

Share: