Home Gjeo-Ekonomia Kurti pas takimit me krerët e KFOR dhe EULEX: Lëvizja të jetë...

Kurti pas takimit me krerët e KFOR dhe EULEX: Lëvizja të jetë e lirë, të largohen barrikadat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar komandantin e KFOR-it Angelo Michele Ristuccia dhe shefin e EULEX-it Lars Gunnar Wigemark.

Takimi vjen një ditë pas incidentit me armë zjarri pranë një patrullë të KFOR-it në Zubin Potok. Nga Zyra e Kryeministrit bëhet me dije se u diskutua për situatën në veri.

“U fol edhe lidhur me veprimet e strukturave kriminale në veri të Republikës së Kosovës, që cenojnë rëndë sigurinë në vend”.

Tutje po ashtu u tha se duhet të rivendoset lëvizja e lirë dhe të largohen barrikadat

Në takim morën pjesë edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe Ministri i Punëve te Brendshme Xhelal Svecla.

Top Channel

Share: