Gazment Bardhi ka reaguar pas drekës të zhvilluar sot me deputetët dhe kryetarin e PD, Sali Berisha me rastin e festave të fundvitit.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Bardhi thotë se dreka është keqpërdorur për qëllime politike, teksa thekson se ajo nuk ishte në kuadër të bashkëpunimit brenda PD.
Bardhi bën të qartë se përçarja brenda partisë vijon dhe se dreka nuk kishte si qëllim bashkimin e PD.
“Keqpërdorimi për qëllime politike i një dreke miqësore të organizuar nga kolegu Xhelal Mziu me rastin e festave të fundviti është akt dëshpërimi. Në vaki, festa, apo dasma, të ftuarit nuk zgjedhin dot njëri tjetrin. Ky nuk përbën asnjë fillim të vjetër apo të ri dhe dreka e sotme nuk kishte asnjë mesazh politik! Faleminderit kolegut Mziu për ftesën dhe Gëzuar Festat!”-shkruan Bardhi./Opinion.al