Home KRYESORE AJO… Nga Ari Ukimeri

AJO… Nga Ari Ukimeri

Ty t’kam dhimbje jetësore
Që m’përcjellë n’përjetësi
Fytyra jote engjullore
N’mua ngjallë fort dashuni

Asnjiherë nuk t’largoi
Prej mendimeve t’mia t’gjata
Por çdo herë ty t’afroi
Nëpër andrra e shtrëngata

Pritjet e mia shekullore
Që trazojnë çdo gja jet’sore
Edhe n’momentet ma hyjnore
Ty t’mbaj unë n’zemër prore

Ty t’kam melodi shpirtërore
Që vjen ngadalë n’ndjenja t’mia
Aq ma shumë je ti diellore
Që udhëton n’kujtime t’mia

Ari Ukimeri
Dhjetor 2022, Prizren

Share: