Home KRYESORE Nisma Galdini – Guri: Asamblea Qytetare qendrese per Parkun e Liqenit

Nisma Galdini – Guri: Asamblea Qytetare qendrese per Parkun e Liqenit

Diten e sotme, Nisma Galdini – Guri sikurse ishte njoftuar ka oraganizuar nje Asamble Qytetare per Parkun e Liqenit. Ne kete Asamble moren pjese intelektuale, pedagoge e profesore te nderuar, emra publike si edhe te rinj e te reja.

Sazan Guri beri hapjen e kesaj Asambleje duke shtjelluar te gjitha shkeljet ligjore dhe ambjentale qe ka bere Kryebashkiaku i Tiranes me ndertimin betonizues tek Parku i Liqenit.

Ndersa Arian Galdini shpjegoi dyshimin qytetar se pas Parkut te Liqenit fshihet nje Projekt Pilot per cenimin e lirise dhe demokracise ne vend si edhe asgjesimin e mendimit ndryshe, kriticizmit, opozitarizmit dhe aktivizmit civil.

Ne kete Asamble e moren fjalen edhe shume qytetare pjesemarres te cilet theksuan nevojen e vijimesise se rezistences qytetare per mbrojtjen e Parkut te Liqenit dhe te lirise e demokracise.

Gjithashtu u shqyrtua ne kete Asamble edhe mundesia e nje Padie ne Gjykaten Administrative per mase sigurie ndaj ndertimit te paligjshem betonizues ne Parkun e Liqenit.
Rezistenca qytetare do te vazhdoje.

Share: