Nga Korab Blakaj
Aleksej Dobrinin, Drejtor i Departamentit të Planifikimit të Politikës së Jashtme të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Rusi, e ka përshkruar saktë esencen e fjalimit të Presidentit Putin, si”një bazë metodologjike për të kuptuar, përshkruar dhe ndërtuar shumëpolaritet.”
Jemi dëshmitar se bota multipolare është në evolvim shumë të shpejtë gjeoekonomik.
Tani, në këtë etapë, presidentet Putin dhe Xi Jinping, secili në mënyrën e tyre, janë duke konceptualizuar vektorët kyç të multipolarititetit.
Këtu qendron idea e konceptit të partneritetit strategjik gjithëpërfshirës Rusi-Kinë, edhepse ambiguid në shikim të parë por tejet konkret.
Metaforikisht, ajo flet gjithashtu shumë,busulla, orientimi kryesor i Rusisë në Lindje, drejt diellit që lind, ishte e vetmja rrugë logjike për t’u ndjekur.Ngase cituar Dilanin, errësira agon mu ne kapërcyellin e mesditës.
Çfarëdo që të ndodhë më pas gjeopolitikisht, Rusia është perballë Përendimit ,pas të cilit fshihet konfrontimi përfundimtar ~ai me Kinën!
Dmitri Medvedev, zëvendës/kryetar i Këshillit të Sigurimit, tani më shumë se kurrë e bëri shumë të qartë: “Rusia rrezikon të copëtohet nëse ndalon një operacion të posaçëm ushtarak (SMO) përpara se të arrihet fitorja.”
Dhe mesazhi është edhe më akut sepse përqon sinjalin publik për udhëheqjen kineze: çfarëdo që të ndodhë më pas, ky është qëndrimi zyrtar i patundur i Kremlinit.
Në mënyrë mjaft transparente në përputhje me fjalimin e Putinit, Ministria kineze e Punëve të Jashtme zgjodhi momentin gjeopolitik/ekzistencial për të proklamuar konfrontimin mes SHBA ve dhe aleateve të saj.
Diplomacia kineze, deri tani e karakterizuar nga pasiviteti, ambivalenca, kufizimi aktual dhe politeiteti ekstrem më në fund bëri kthesën moti të parashikuar.
Studiuesi Cuan Le vëren se ky qendrim mund të konsiderohet si forma tradicionale por tani e stolisur me formulim bashkëkohor që pushtetaret kinez e përdornin në të kaluarën e tyre mijëvjeçarë si parapërgaditje për luftë.
Njekohësisht, në boten kineze është një shpallje aksio-epistemo-politike që justifikon një luftë serioze, që në universin kinez do të thotë një luftë e paracaktuar nga një Fuqi e Lartë e aftë për të rivendosur Drejtësinë dhe Harmoninë në një Univers të trazuar.
Sigurisht në universin kinez nuk ka vend për “Perëndinë” e aq më pak një version përendie të krishterë; “Zoti” për kinezët do të thotë triniteti Bukuri-Mirësi-E Vërteta, Parimet Universale Qiellore. Koncepti më i afërt për një jo-kinez për të kuptuar është Dao: Rruga. Pra, rruga drejt trinitetit Bukuri-Mirësi-E Vërtetë përfaqëson simbolikisht Bukurinë-Mirësinë-të Vërtetën.
Lëvizjet e supërfuqive bërthamore bartin në vehte përgjegjesinë, fatin por edhe mallkimin e botës kaq shumë të polarizuar dhe si kurr ndonjëherë me parë kaq të konfrontuar.