Home KRYESORE Bashkësia Islame e Kosovës kërkon instalimin e Sheriatit në shtetin e Kosovës.

Bashkësia Islame e Kosovës kërkon instalimin e Sheriatit në shtetin e Kosovës.

Nga Mevi Rafuna

Mbramë përmes imamit i cili u shpërblye nga Kryeimami Naim Tërrnava, me kerr Mercedes në TV Dukagjin- emisioni Debat + u kërkua instalimi i Sheriatit në shtetin e Kosovës.

Të thuhet se xhemati i dhuroi atij një kerr Mercedes në këtë kohë krize, kur shumicës nuk i del rroga as për ushqime bazike, është rrenë e pastër.

Që nga vitet 90′ e deri më sot grupet vehabiste kanë filluar aktivitete brenda Kosovës së pari përmes ndihmave duke u forcuar dhe duke e futur popullatën në terror psiqik.

Bashkësia Islame e Kosovës është Antishqiptare:
Nuk i denoncoi kurrë këto grupe ekstremiste përkundrazi bashkëpunoi me to.

Në luftën e Sirisë mijëra të rinjë me bekimin e heshtur të Bashkësisë Islame iu bashkangjitën luftëtarëve të ISIS-it.

Nga imamët e Bashkësisë Islame nëpër xhamijat e ndërtuara me donacione të dyshimta- shahen figurat kombëtare si Gjergj Kastrioti- Skenderbeu, E Shejta Nanë Terezë, Rilindasit tanë madje tentojnë që sakrificën e familjes Jashari t’i japin kahje tjetër duke e shpallur Adem Jasharin si “Hero mysliman” por jo si hero shqiptarë.

Mallkohet flamuri kombëtar, lufta jonë për liri,ofendohen në mënyrën ma të turpshme femrat shqiptare duke i quajtur Kurva dhe tentohet që Shamija të bartet qysh në shkollat fillore.

Para disa muajve Kryeimami Naim Tërrnava e kërcënoi secilin shqiptarë të Kosovës duke thanë:
“Kujt si pëlqejnë xhamiat le të shkon në Beograd”.

Nëse shkruan kundër tyre në rrjete sociale merrë kërcënime,sharje dhe linçime nga më të ndryshmet.
Sepse qysh nga paslufta grupet vehabiste ju jepinin kurse falas për kompjuter dhe për gjuhë angleze dhe sot ata të cilët i kryen ato kurse janë ushtria virtuale e ISIS-it.

Serbia në luftën e fundit me bekimin e Kishës Ortodokse Serbe vrau dhe masakroi mbi 13 mijë shqiptarë në mesin e tyre mbi 1 mijë fëmijë.
Dhunuan seksualisht femra shqiptare, i zhdukën kufomat duke berë krime makabre sepse të gjithë kishin faj sepse kishin lindur shqiptarë.

Bashkësia Islame e Kosovës nuk fletë kurrë për këto krime sepse deklaron që jemi 95% myslimanë.
Gjë që është një gënjeshtër sepse shumica e shqiptarëve me dhunë dhe terror e morën fenë islame nga Perandoria Osmane.

Prandaj duke qenë në kundërshtim me kulturën tonë shumica janë jo praktikues të saj.
Pastaj në Kosovë ka shqiptarë katolik të deklaruar dhe jo të deklaruar, ka një shumicë agonistikë dhe ateistë.

Sot Shteti i Pavarur i Kosovës është duke u rrezikuar nga grupet radikale ekstremiste të mbështetura nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Share: