Një mall mbytës që nuk zbutet me kohën. Gjithmonë të mungon diçka. Me sa duket në këtë botë të madhe që jemi shpërndarë nuk ngopemi me shqip.
Nuk ngopemi as se si flitet shqip, as se si qahet shqip, as se si vallëzohet shqip dhe as si gjëmon kënga shqip.
Shqipja! Kjo gjuhë e perëndive!
Por, këtë mall nuk e ndjej vetëm unë! E ndjen çdo shqiptar që përpiqet të sjell Shqipërine kudo e në çdo cep të botës.
Edhe këtu në Suedinë e largët dikush na sjell një copëz Atdhe me një varg e dikush me një tingull.
Stockholm Albevent sjell një Shqipëri që gjëmon me tinguj Jugor e Verior në Suedi.
Organizime që bëjnë shqiptarët bashkë pavarësisht krahinave nga vinë.
E ku ka më bukur se të jesh në Suedi dhe të kërcesh vallen shqiptare në vend të huaj?
E kush nuk ndihet për ato pak orë se është në Atdhe?
Personalisht e falenderoj organizatorin pasi po bën një punë të palodhshme për të dhënë grimca shqiptarie edhe këtu.
Falenderime që sjell Atdheun tonë të zhurmshëm në këtë Suedi kaq të qetë. Faleminderit që i jep ngjyra pranverore jetës gri të emigrantëve! Faleminderit që për pak orë ne nuk jemi të huaj edhe pse larg vendit të nënës! Faleminderit dhe Ju lutem vazhdoni!
Ejani ta sheqerosim mallin për Shqipërinë tonë në Suedi me tingujt e muzikë tradicionale shqiptare.
Unë do të jem, Po ju?
Silvana BEGAJ