Home KRYESORE Kujdesi per femijen

Kujdesi per femijen

Nga Lira Gjika

Prindër kini pak durim, ndihmojini fëmijën të mos mësojë duke prishur lodra dhe grisur libra, apo revista, por duke vëzhguar, zbuluar dhe ruajtur.

Mos jini indiferent ndaj dukurive të tilla. Këto veprime tregojnë, që fëmija ndihet vetëm. Ca gjëra nuk mund të mësohen pa patur prindin pranë.

Për shëmbull, nga mënyra si silleni ju me ta, sa të kujdesshëm, sa të vëmëndëshëm dhe të duruar jeni ju, ashtu do të sillen edhe ata me gjërat Nëse ju i drejtoheni vazhdimisht fëmijës, kur jeni duke bërë edhe një gjë tjetër, fëmija ndihet keq dhe I parëndësishëm, për ju prindër.

Apo kur e krahasoni me një tjetër fëmijë, në atë çast, fëmija ndihet vetëm dhe i pa vlerë. Ai, fëmija, është i vogël, është i parritur, në çdo çast pushtohet nga frika dhe e ka nevojë jetike të jetë I sigurt, që prindërit e duan.

Këto mënyra të sjelluri e lëndojnë atë dhe I shtojnë pasigurinë. Këtë pasiguri dhe nënvleftësim, që fëmija provon do ta shkarkojë në gjëra, që varen nga ai, si sende, lodra dhe sidomos libra. Ai do ti keqpërdorë ashtu siç dhe e keqpërdorin.

Fëmija do ti trajtojë gjërat, që ka në varësi, njëlloj si prindërit sillen me të, pa kujdes.

Fëmija që gris librin dhe prish lodrat, fëmija, që nuk bindet me fjalën, por me prekjen e ashpër dhe kërcënimin, nga specialistët e fushës së psikës, cilësohet fëmijë I neglizhuar. 

Share: