Home KRYESORE “Simfonia e skalitur”

“Simfonia e skalitur”

Nga Angela Kosta

Nën qiell të hapur simfonia e padëgjuar, filloi
me nota të frikshme
saqë edhe vetë deti u rebelua.
Dallgë tmerri pa mëshirë
me tërbim sollën në breg
pëshpëritjet pa ankesa
të shumë engjëjve të vegjël,
këmbë zbathur
lundrues mbi ujë,
të lagur deri në palcë,
me buzëqeshje të fikur;
si vajza e vogël e kapur pas nënës së re
në gjoksin e mermertë të ftohtë.
Në qiell të hapur u dëgjua
fundi i një shprese të madhe,
dhe në gjuhë të huaj
soneti i një anijeje mbeti i skalitur
në pasqyrën e detit të përtejm, të errët.

Share: