Nga Urime Straka
Një femër e ka obligim ndaj vetvetes (e theksoj vetem ndaj VETVETES) te vishet bukur, të kujdeset për veten, te rregullojë flokët, te kujdeset per shpirtin dhe trupin e saj, duke e bërë të ndjehet mirë dhe plot vetëbesim!
Një femër nuk është e detyruar të jetë në Top-formë vetëm për një mashkull.
Një femër nuk mund ta lëshojë veten poshtë kur ndahet nga i dashuri, kur vëllai i kërkon të mos kullundriset kaq shumë që të bjeri në sy të çdo mashkulli, kur babai i kërkon të vishet thjesht se e shan fisi, apo kur partneri i saj i kërkon të mos zbukurohet sepse s’ka kush e sheh tjetër pos tij.
Një femër ka obligim moral vetëm ndaj vetes!
Nëse ajo çohet në mëngjes, del para pasqyrës dhe vëren se tiparet e saj janë të bukura, fytyra i shkëlqen dhe sytë i qeshin, ka arritur pothuajse pjesën më të madhe te suksesit drejt realizimit të vetes.
Të tjerat janë zëra ziliqar që e nxisin të bie!
Dhe nje fortese te hekurt nuk i ka hije të bjeri!