Vendimi i zyrtarizuar sot nga kryesia e Partisë Demokratike për përjashtimin e 11 deputetëve që prej kohësh kanë dalë në krah të ish kryeministrit Berisha, nuk ndryshon asgjë në raportet që ekzistojnë sot në grupin parlamentar mes mbështetësve të kryetarit Basha dhe mbështetësve të kreut të grupit parlamentar, Gazment Bardhi.
Ndonëse është lajmëruar vetëm sot, vendimi i përjashtimit të 11 deputetëve është marrë kohë më parë dhe kjo është pasqyruar prej ditësh në faqen zyrtare pd.al ku në kategorinë e grupit parlamentar, sot ai përbëhet nga 30 deputetë.
Sipas raporteve aktuale, së bashku me votën e tij, Basha numëron gjithsej 11 vota në grupin parlamentar, ndërkohë që Gazment Bardhi ka aktualisht 19 deputetë.
Bardhi mori së fundmi 28 firma deputetësh (përfshi dhe ata që sot janë përjashtuar) për tu konfirmuar një javë më parë si kryetar i grupit parlamentar.
Deputetët pro Bashës
Andia Ulliri
Arbi Agalliu
Enkelejd Alibeaj
Kreshnik Çollaku
Lulzim Basha
Merita Bakiu
Orjela Nebiaj
Orjola Pampuri
Selaudin Jakupllari
Eralda Bano
Flutura Açka
Deputetët pro Bardhit
Agron Gjekmarkaj
Bledion Nallbati
Dashnor Sulaj
Dhurata Çupi
Emilja Koliqi
Ervin Salianji
Ferdinand Xhaferaj
Flamur Hoxha
Gazment Bardhi
Helidon Bushati
Ilda Dhori
Jorida Tabaku
Lefter Gështenja
Petrit Doda
Qani Xhafa
Ramadan Likaj
Sajmir Koreshi
Xhelal Mziu
Zheni Gjergji
360grade.al