Shqipëria ulet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB, pasi 123 vende anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së votuan pro Shqipërisë si një prej 15 vendeve që do të ulen në KDNJ nga 1 janari 2024 deri më 31 dhjetor 2026.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur lajmin, ndërsa shprehet se Shqipëria mori një tjetër rol ndërkombëtar.
Postimi i plotë i Ramës:
SHQIPËRIA MERR NJË TJETËR ROL NDËRKOMBËTAR 😍
Shqipëria ulet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB. Dje, 123 vende anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së votuan PRO SHQIPËRISË si një prej 15 vendeve që do të ulen në KDNJ nga 1 janari 2024 deri në 31 dhjetor 2026.
15 anëtarët e rinj të KDNJ:
Shqipëria 🇦🇱
Brazili 🇧🇷
Bullgaria 🇧🇬
Burundi 🇧🇮
Kina 🇨🇳
Bregu i Fildishtë 🇨🇮
Kuba 🇨🇺
Republika Domenikane 🇩🇴
Franca 🇫🇷
Gana 🇬🇭
Indonezia 🇮🇩
Japonia 🇯🇵
Kuvajti 🇰🇼
Malaui 🇲🇼
Hollanda 🇳🇱
Top Channel