Home KRYESORE Noka: Po flasim me aleatët, e gjithë opozita gati për protesta dhe...

Noka: Po flasim me aleatët, e gjithë opozita gati për protesta dhe mosbindje civile deri në largimin e kësaj bande

Flamur Noka, deputet i ardhur nga listat e PD, pjesë e grupit të rithemelimit në një intervistë për “Euronews” është shprehur se opozita është duke biseduar me të gjitha forcat opozitare për të nisur protestat të cilat mund të përshkallëzojnë deri në mosbindje civile.

“Jemi në bisedime me të gjithë faktorin opozitarë. Duam të krijojmë një lëvizje popullore demokratike, deri në mos bindje civile. Mos bindje civile që do të vazhdojë deri në rrëzimin e kësaj bande kriminale në pushtet”, tha Noka.

360grade.al

Share: