Home I pakategorizuar Shpirti i feniksit!

Shpirti i feniksit!

PërshtatiGladiola Jorbus

Feniksi është një zog përrallor, i cili sipas të lashtëveishte unik në llojin e tij, pasi çdo pesëqind vjet shuhejduke u djegur dhe rilindte nga hiri i vet, akoma më i fortë dhe më i bukur.

Sipas mitit, ai posedonte disa dhunti të çuditshme si virtyti i lotëve me veti shëruese, forcë të mbinatyrshme, kontroll mbi zjarrin dhe rezistencë emadhe fizike. 

Ai përfaqësonte delikatesën pasijetonte vetëm me vesë, pa dëmtuar asnjë krijesë tëgjallë për t’u ushqyer. Për Jungun, ai ishte një ngaarketipet më të fuqishme, sepse zjarri i tij përmbantekrijimin dhe shkatërrimin, jetën dhe vdekjen.

Legjenda e tij shfaqet në disa kultura: në Kinë si Feng, në Egjiptin e lashtë si Benú, në Meksikë si Quetzacoal. Në Kinë mendohet si një zog që membushjen e 500 viteve të jetës vetëvritet në prag tëpranverës, në një altar, duke qenë vetë ai që ndezzjarrin. Të nesërmen, mes hirit shfaqet një larvë, e cila më pas shndërrohet në një zog të vogël dhegjithçka nis nga e para.

Ka njerëz që zotërojnë shpirtin e Zogut Phoenix(Feniks). Viktor Frankli ishte një neuropsikiatëraustriak dhe themeluesi i logoterapisë. Ai mbijetoipasi kaloi më shumë se tre vite në disa kampepërqendrimi nazist, duke përfshirë Aushvic dheDachau. 

Nga ajo përvojë shkroi librin: ‘’Njeriu  kërkim kuptimit’’, ku ai pranon se pavarësisht gjithçkaje, jetaia vlen të jetohet dhe se liria e brendshme e dinjitetinjerëzor janë të pathyeshme.

Ia vlen të përmendim faktin se fjala feniks vjen ngalatinishtja ‘phoenix’, e cila rrjedh nga greqishtja’phoînix’. Sipas akademisë Crusca, termi i referohetnjë zogu përrallor që të lashtët besonin se ishte i pavdekshëm dhe kishte aftësinë të rilindte nga hiri i tij. 

Në greqisht feniks do të thotë ’’vjollcë ose ngjyrë e kuqe’’. Me sa duket kanë qenë fenikasit ata qëshpikën pigmentin e kësaj ngjyre, i cili ishte i pranishëm në krahët e zogut mitologjik. Pra ekzistonnjë marrëdhënie midis emrit dhe kuptimit të këtijzogu.

Por përveç kuptimit etimologjik të fjalës feniks, kyterm ka qenë i lidhur me zogun mitik prej shekujsh, dhe kuptimi i gjithë historisë të çon përsëri nëkonceptet e ringjalljes dhe pavdekësisë, pavarësishtinterpretimeve dhe variacioneve të ndryshme të mitit. Kjo është arsyeja pse kur i referohemi feniksit, gjithmonë nënkuptojmë ringjallje, rilindje, kthim, sepse ky zog digjet dhe më pas rilind nga hiri i tij.

Përveç kësaj, feniksi është gjithashtu një simbol i rilindjes personale, kështu që ka edhe një kuptim qëlidhet me imazhet psikologjike.

Historia e feniksit siç u përmend më lart është e lidhur me konceptin e vdekjes dhe rilindjes. Rrëfimina thotë se feniksi ishte një kafshë e vetmuar që nukmund të riprodhohej si të tjerët. Kur feniksi iu afruafundit, filloi të mbledhë bimë aromatike, temjan dhekardamom për të ndërtuar një fole. Atëherë miti ka dy variante të ndryshme:

Një variant i mitit thotë se zogu i vë zjarrin folesëdhe nga hiri i tij lind një zog i ri duke përfunduarkështu rilindjen.

Tjetri thotë se feniksi e ndërton folenë për të vdekur, por e fekondon me farën e tij. Prej aty lind një zog i ri, i cili do të marrë trupin e paraardhësit të tij dhe do ta mbyllë brenda një trungu mirre që do ta transportojë në qytetin e Heliopolisit në altarin e diellit, ku do të gjejë priftërinjtë që do ta djegin. Besohej se kjo ngjarje ndodhte çdo 500 vjet, megjithëse në kohët e lashta thuhej gjithashtu se feniksi mund të jetonte 972 breza njerëzorë.

Këtu lindi besimi grek për feniksin, por falëHerodotit e dimë se vjen nga Egjipti.  Megjithatëhistoria e feniksit u asimilua nga kultura të tjera, tëcilat e adaptuan dhe e ndryshuan.

Është i pranishëm në kulturën e Romës, Indisë, Kinësdhe gjithashtu në Amerikë. Gjithsesi mbetet një mitinteresant dhe i lashtë që mund të na udhëzojë për tëreflektuar mbi konceptet e sfidave, rilindjes dherritjes personale, përballë vështirësive të jetës. 

Njeriu  ngrihet është edhe  i fortë se njeriu nuk ka rënë“.

(Viktor Frankl)

Burimi: Mitologjia, Web, Giorgio Gattoni

Share: