Home Gjeo-Ekonomia GJKKO vendos sekuestrimin e të gjitha pasurive të Jamarbër Malltezit

GJKKO vendos sekuestrimin e të gjitha pasurive të Jamarbër Malltezit

Gjykata e Posaçme, thanë burime ekskluzive te Anila Hoxhës ka vendosur sekuestro të të gjitha pasurive të Jamarbër Malltezit.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili më herët ka mbajtur edhe postin e Drejtuesit të Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratikeu arrestua sot në aeroportin e Rinasit. Ai është i dyshuar për pastrim parash dhe korrupsion.

Veç arrestimit të Malltezit, GJKKO vendoi detyrim paraqitje për vjehrrin e tij ish-kryeministrin Sali Berisha dhe për Fatmir Bektashin. Berishës gjithashtu i është bllokuar pasaporta dhe nuk mund të lëvizë jashtë vendit.

E vetmja dosje me të cilën lidhet emri i tij dhe për të cilën është kallëzuar në SPAK është ajo e privatizimit të ish klubit sportiv “Partizani”.

Padia në SPAK për këtë dosje është çuar nga Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në kohën kur ishte kreu i grupit të Partisë Socialiste.

Malltezi në atë kohë u thirr nga SPAK dhe u mor në pyetje për këtë çështje ndërsa duket se Prokuroria e Posaçme ka gjetur provat e mjaftueshme për të arrestuar dhëndrin e ish-kryeministrit, që rezulton të jetë një prej pronarëve kryesorë të pallateve që fshiu gjurmët e kompleksit Partizani.

Bëhet fjalë për një pronë me rreth 10.000 m2, në qendër të Tiranës që në vitin 2008 është privatizuar me një vlerë prej 100.000 dollarë, më pak se vlera e një garsoniere të shitur në atë zonë.

Klubi sportiv “Partizani” ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, jo shumë larg nga qendra e Tiranës, ku sot janë ngritur 17 kulla.

Top Channel

Share: