Deputetët e përjashtuar të opozitës kanë hyrë me forcë në sallën ku pritet të mbahet Konferenca e Kryetarëve.
Ata kanë krijuar tensione dhe më pas, me forcë, kanë arritur të hapin derën e të hyjnë brenda.
Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve për të bërë prezantimin e projektligjit për buxhetin 2014 ishte planifikuar të niste në orën 10:00. Por deputetët demokratë penguan punimet dhe për pasojë, mbledhja u shty për në orën 13:30.
Një ditë më parë, Sekretariati i Etikës përjashtoi nga Kuvend deputetët Gazment Bardhi, Bledjon Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Saimir Korreshi. Korreshi u dënua me përjashtim 3 ditë nga Kuvendi, ndërsa të tjerët me nga 10-të, për incidentet që shkaktuan në seancën e kaluar plenare.
Top Channel