Home Gjeo-Ekonomia Konflikti në Lindjen e Mesme/ Kush po i ndëshkon banorët e Gazës?

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Kush po i ndëshkon banorët e Gazës?

“Hamasi, dhe jo Izraeli, po ndëshkon banorët e Gazës”.

Ky është mendimi i avokatit Daniel Taub, ish-ambasador i Izraelit në Mbretërinë e Bashkuar gjatë viteve 2011-2015.  Një një koment të gjatë për “The Telegraph”, ai e shikon pretendimin e disa grupeve të të drejtave të njeriut, se veprimet e Izraelit në Gaza për t’u mbrojtur nga sulmet vrasëse përbëjnë dënim kolektiv si të gabuar në ligj dhe të rrezikshëm në praktikë.

Sipas tij, e gjithë kjo situatë ka ardhur si rrjedhojë e manipulimit të palestinezëve nga Hamasi, i cili për të shpëtuar nga sulmet e ushtrisë izraelite po ndëshkon civilët. Izraeli nuk duhet të ndëshkohet pasi nuk ka bërë asnjë krim deri më tani, specifikon ai, ndërsa thekson se qeveria izraelite përmes veprimeve sulmuese kërkon që të parandalojë përsëritjen e një tjetër masakre të 7 tetorit.

“Izraeli nuk po humb ushtarë çdo ditë në Gaza për të ndëshkuar njerëzit atje, por për të vrarë terroristët e Hamasit në tunelet dhe qendrat e tyre komanduese, të ndërtuara në mënyrë cinike nën infrastrukturën civile”, thekson në shkrim Daniel Taub teksa argumenton se “Hamasi, i etur për të përdorur civilët si mburoja njerëzore, është përpjekur të ndalojë evakuimin duke bllokuar rrugët e daljes dhe duke konfiskuar çelësat e makinave. Ai ka gjetur një aleat tek zyrtarët sylesh ndërkombëtarë.”

Por absurditeti i argumentit, sipas tij, bëhet i dukshëm kur merren parasysh alternativat që i ofrohen Izraelit: ose të sulmojë strukturat e pushtuara terroriste pa marrë parasysh viktimat civile, ose t’i lërë të paprekura dhe kështu të transmetojë një mesazh për çdo grup terrorist në botë se nëse ata të krijojnë celula mes civilëve ata mund të veprojnë pa u ndëshkuar.

Hedhja e fajit për abuzimin e Hamasit ndaj civilëve në derën e Izraelit, për avokatin Daniel Taub, vetëm po shpërblen këto taktika çnjerëzore dhe po siguron që ato të kopjohen nga grupet terroriste në vende të tjera.

Top Channel

Share: