Home Gjeo-Ekonomia Osmani takim me Presidenten e KE në Bruksel, bisedime për heqjen e...

Osmani takim me Presidenten e KE në Bruksel, bisedime për heqjen e masave të vendosura nga BE ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot në Bruksel presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me të cilën ka biseduar për heqjen e masave të vendosura nga ana e BE-së ndaj Kosovës.

Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se mirëpret “Planin e Rritjes”, të prezantuar nga Von der Leyen për Kosovën.

“Në takim me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Bruksel, ritheksova nevojën e heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës, derisa potencova rëndësinë e dhënies së statusit të vendit kandidat për anëtarësim të BE-së, si sinjal i qartë që vendet demokratike, liridashëse dhe të përkushtuara ndaj vlerave evropiane e kanë vendin në BE.Mirëpresim ‘Planin e Rritjes’, të prezantuar nga Presidentja Von der Leyen, për të cilin Kosova tashmë ka prezentuar planin konkret për reforma.”, shkroi Osmani.

360grade.al

Share: