Home Gjeo-Ekonomia Vëllai i Belerit në mediat greke: Deputetë e ministra e Edi Ramës kanë...

Vëllai i Belerit në mediat greke: Deputetë e ministra e Edi Ramës kanë përfituar prona në Himarë duke falsifikuar dokumente 

Fredi Beleri

Vëllai i Fredi Belerit, Leonardo Beleri ka folur për mediat greke dhe ka hedhur akuza ndaj qeverisë së kryeministrit Rama. 

Pas vendimit të GJKKO për mos të lejuar kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës për tu betuar, Leonardo Beleri tha se ky është një gjyq politik që i bëhet vëllait të tij. 

“Tashmë është e qartë se po flasim për një gjyq politik, për një lojë të montuar që në fillim. Është e qartë se Shqipëria nuk dëshiron të humbasë bashkinë e Himarës”, tha ai për ERTNews. 

I pyetur nëse do të apelojnë sërish pas rrëzimit të kërkesës për betimin si kryetar bashkie, ai ka deklaruar: “Do ta diskutojmë me avokatët tanë. Në fakt, ka qenë vendimi i parë i gjykatës që kemi në dorë, i cili ka qenë negativ për betimin”. 

“Brenda 10 ditëve do të duhet të bëjmë ankim dhe do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese për të shqyrtuar çështjen për dhënien e të drejtës për betim”, ka shtuar Leonardo Beleri. 

Më tej ai ka hedhur akuza në drejtim të mazhorancës së majtë, duke thënë se ministra dhe deputetë të Ramës kanë përfituar prona në Himarë, duke falsifikuar dokumente. 

“Problemi është se bashkia e Himarës nuk ndërron dorë. Gjatë gjithë qeverisjes së bashkisë në 12 vitet e fundit, ka pasur keqbërje të mëdha dhe cenime të mëdha në parcelat dhe tokat e Himarës. Ka shumë ministra dhe deputetë të partisë së zotit Rama, të cilët papritmas janë bërë me prona aty. Këto prona nuk janë as të trashëguara nga dikush, por janë përfituar me falsifikime.” /Opinion.al

Share: