Lajmi se vendimi për masën e tij të sigurisë, “arrest shtëpie” është shtyrë sërish, Sali Berisha e mësoi nga mediat.
Në një dalje për mediat nga selia blu, ish-kryeministri u pyet për një koment për shtyrjen e vendimit dhe përgjigja e tij ishte me habi.
“E ka shtyrë prap? Tani po e marr vesh, duhet të shoh motivin, se nuk jam i informuar, nuk jam i informuar ende nga avokatët”, tha Berisha.
Masa e re e sigurisë ndaj Sali Berishës pritet të vendoset ditën e enjte në orën 15:00. Prokurorët kërkojnë arrest shtëpie me mbikëqyrje policore për ish-kryeministrin Sali Berisha.
360grade.al