Home Gjeo-Ekonomia Britania e Madhe falenderon Ramën/ Sunak: Marrëveshja për azilkërkuesit shqiptarë uli me...

Britania e Madhe falenderon Ramën/ Sunak: Marrëveshja për azilkërkuesit shqiptarë uli me 90% numrin e mbërritjeve

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, në një intervistë me rrjetin televiziv “BBC” deklaroi se marrëveshja e nënshkruar për menaxhimin e azilkërkuesve me Shqipërinë parandaloi shtimin e numrave të migrimit të paligjshëm në vendin e tij.

Edhe pse intervistuesja, gazetarja Laura Kuenssberg, pretendoi se kishte dokumente që nuk e mbështesin një fakt të tillë, Sunak shprehu bindjen se koha i dha atij të drejtë.

“Unë i dhashë përparësi vendosjes dhe funksionimit të skemës për dëbimin e azilkërkuesve nga Shqipëria”, ka deklaruar kreu i qeverise britanike në këtë intervistë për rrjetin BBC.

“Qeveria në Londër ka vlerësuar faktin se shifrat e mbërritjeve të azilkërkuesve shqiptarë nëpërmjet anijeve të vogla në vitin 2023 u ul me 90%. Në vitin 2022, 12,658 shqiptarë arritën të kalonin me varka të vogla nga Franca në Britaninë e Madhe nëpërmjet ngushticës së La Manshi-t”, tha Sunak.

Vitin e kaluar, ky numër ra me 93 për qind në 922 persona me origjine shqiptare pasi qeveria e Rishi Sunak prezantoi një sërë masash, duke përfshirë një marrëveshje të shpejtë dëbimi të azilkërkuesve me Shqipërinë”.

Punonjësve britanike të çështjeve të azilit iu dhanë këshilla “të qarta” se Shqipëria ishte një vend “i sigurt”, dhe ata që nga ajo koheë kanë kundërshtuar me vendosmeri aplikimet për të kërkuar azil. Qeveria britanike jua bëri më të vështirë procedure e aplikimit për azil migrantëve që të pretendonin se ishin viktima të gjendjes kritike në vendin e tyre.

Si rezultat i aktivitetit të kultivimit të drogës dhjetëra emigrantë shqiptarë u dënuan me mbi 300 vjet burg vetëm vitin e kaluar, pasi u rekrutuan nga bandat e krimit të organizuar për të punuar në fermat e kanabisit.

360grade.al

Share: