Home Gjeo-Ekonomia Marrëveshja për emigrantët e ligjshme, reagon Bardhi: Asnjë surprizë nga “Vali Bizhgat...

Marrëveshja për emigrantët e ligjshme, reagon Bardhi: Asnjë surprizë nga “Vali Bizhgat në Gjykatën Kushtetuese”

Deputeti Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuesi, mbi paktin e emigrantëve, mes Italisë dhe Shqipërisë.

Gjykata Kushtetuese vendosi që protokolli mes Italisë dhe Shqipërisë për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit është në pajtim me Kushtetutën e Shqipërisë, si dhe i njeh kryeministrit Edi Rama të drejtën e negocimit dhe nënshkrimit të marrëveshjes.

Sipas Bardhit, Gjykata Kushtetuese nuk vendosi drejtësi për këtë çështje.

“Asnjë surprizë nga “Vali Bizhgat në Gjykatën Kushtetuese”! Mohimi i transparencës dhe mbi të gjitha shmangia e mundësisë për një opinion këshillimor nga GJEDNJ janë tregues i qartë që GjK humbi që në nisje mundësinë për të bërë drejtësi në këtë çështje”, shkruan Bardhi, në një postim në X.

Top Channel

Share: