Home KRYESORE “E vërteta e kontrollit ndaj SPAK”/ Kryetarja e Kuvendit: Institucionet do raportojnë,...

“E vërteta e kontrollit ndaj SPAK”/ Kryetarja e Kuvendit: Institucionet do raportojnë, nuk do të ketë ‘futje hundësh’

Në një intervistë të dhënë për drejtorin e Informacionit të Top Channel, Robert Rakipllari, Nikolla i bëri thirrje opozitës dhe maxhorancës për reflektim pas 3 muajsh bllokim te seancave parlamentare. Ajo tha se opozita ka një shans që të riktheje kërkesat për komisionet hetimore pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri.

Kryeparlamentarja nënvizoi gjithashtu se Parlamenti nuk është në krizë dhe se gjithë ky anormalitet i krijuar në seancat plenare nga deputetët demokratë ka ardhur si rrjedhojë e ngërçit në të cilën ndodhet Partia Demokratike.

Intervista e plotë: 

Rakipllari: Zonja kryetare e Parlamentit! Parlamenti shqiptar që prej fillimit të tetorit 2023 dhe deri tani vazhdon në një krizë të zgjatur të themi, një nga më të rëndat e këtyre 33 viteve. Pra nuk zhvillohen seancat parlamentare, ka të themi bilbila, zhurmues, përjashtime etj. Pse ka ndodhur kjo krizë sipas jush dhe që vazhdon?

Nikolla: Unë do doja te thoja që nuk është kthyer në krizë parlamentare, sepse në krizë parlamentare do nënkuptonte që Kuvendi i Shqipërisë nuk funksionon dhe nuk ushtron detyrën e tij kushtetuese për të marrë vendime, nuk jemi në këto kushte. Patjetër jemi në një situatë ku normaliteti, zhvillimi i seancave parlamentare nuk është konform rregullores së Kuvendit, ku deputetë të opozitës shkelin rregulloren dhe Kodin e Etikes. Dhe ku, është përjashtuar le të themi debati i shëndetshëm politik për miratimin e projektligjeve. Më lejoni, t’ju them, se që me nisjen e kësaj legjislature dhe deri në momentin që flasim, ka pasur një krizë të thellë në Partinë Demokratike – që nga shtatori i 2021 gjë që përvijohet dhe po përpiqet të pozohet si krizë parlamentare. Është një krizë e brendshme e Partisë Demokratike. Opozita ka gjithë të drejtën të përdorë çdo mjet demokratik dhe kushtetues për të ushtruar funksionet e saja, por kurrsesi të sjelli rrugën e Parlament, apo rrugicën në Parlament, apo të bllokojë punën e deputetëve të tjerë që nuk mendojnë njësoj si ata. Kështu që edhe për sa i takon krizës më të rëndë. Parlamenti ka njohur edhe krisma në Parlament. Krizë e rëndë ka qenë edhe lenia e mandateve në bllok të gjithë opozitës. Nuk besoj se jemi në një krizë institucionale por gjithsesi është një moment ku për secilin prej nesh kërkon qetësi, durim, maturi për të kapërcyer. Por mbi të gjitha kërkon guxim nga opozita për të tejkaluar veten apo për interesat e një personi dhe për të ardhur në lartësinë e pritshmërimit të popullit opozitar që i ka votuar për të qenë në Parlament, për të folur për ligjet, për të folur për hallet dhe shqetësimet e qytetarëve.

Rakipllari: Kriza brenda opozitës është e qartë për shkak të përfaqësimit të palëve që e kërkojnë atë, por pse Ju si Parlament dhe Ju si drejtuese e Parlamentit e lini pezull këtë gjë dhe nuk merrni një vendim për të përcaktuar se kujt i takon kreu i grupit parlamentar apo gjithë institucionet që varen nga Kuvendi?

Nikolla: Ju kuptova, unë nuk kam lënë asgjë pezull. Unë në këtë detyrë jam si e para midis të barabartëve, nuk jam as një drejtuese e një formacioni politik, dhe si e tillë nuk kam tagër për të vendosur ca më shumë se kush është kryetari i grupit parlamentar të një partie politike. Është prerogative e partive politike me rregullat e tyre të brendshme për të vendosur edhe kushtet parlamentare, si zgjedhjet e grupeve parlamentare, se kush do të jete drejtuesi i tyre…politik. Dhe patjetër edhe vetëdeklarimi i çdo deputeti në Kuvendin e Shqipërisë. Kështu që në këtë kuptim edhe të rregullores së Kuvendit, edhe të kushtetutës, topi nuk është në fushën e Kryetares së Kuvendit. Topi është në fushën e partisë demokratike, ato janë në konflikt. I janë drejtuar gjykatës. Duhet me rregullat e tyre të brendshme të zgjidhin këtë ngërç e më pas kryetarja e Kuvendit ka detyrimin ta njoftojë Kuvendin dhe gjithë strukturat e tjera.

Rakipllari: Komisionet hetimore parlamentare domethënë në traditën e tij Parlamenti, kanë qenë një e drejtë e opozitës dhe pavarësisht debateve që ka pasur për to përgjithësisht janë dhënë. Dhe opozita këtu e ka ushtruar të drejtën e komisioneve parlamentare. Pse përgjatë këtij sesioni, duke filluar që nga vjet, këto komisione parlamentare nuk jepen, pra janë tetë komisione të rrëzuar parlamentare dhe në qoftë se opozita nuk mund të bëj dot detyrën e vetë për kontrollin e institucioneve të qeverisë apo të institucioneve te tjera që varen nga Parlamenti për çfarë është opozita këtu?

Nikolla: Pyetja juaj është e drejtë. Në fakt ka patur një komision Hetimor nga opozita, unë dua të them edhe në përgjigje të kësaj pyetjeje, që drejtuesi i Kuvendit nuk është drejtuesi i asnjë grupimi politik apo force politike në Kuvend. Ai është drejtuesi i institucionit dhe seancave plenare, si i tillë kujdeset që të krijojë të gjitha kushtet administrative dhe infrastrukturore, dhe procedurat e rregullores së Kuvendit, në mënyrë që të gjithë deputetët të kenë mundësi të ushtrojnë detyrat e tyre kushtetuese. Dhe në këtë kuptim është detyrë patjetër. Kryetarja e Kuvendit nuk ka vendimmarrje politike për t’u shprehur, dhe në këtë kuptim, janë grupet parlamentare ato, forcat politike, të cilat lexojnë kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, gjykojnë mbi këto vendime dhe marrin vendimet e tyre. Ndërkohë që një gjë e tillë është bërë, është publikuar edhe nga mazhoranca se kush janë arsyet se pse kanë çuar më votimin: Jo. Ndërkohë opozita nuk ka zgjedhur rrugën t’i drejtohej institucioneve,  Gjykatës Kushtetuese përshembull. Por ka zgjedhur rrugën e bllokimit të gjithë atyre, veprimtarisë së Kuvendit dhe debatit në Kuvendin e Shqipërisë. Edhe pse lexojnë të njëjtën kushtetutë dhe vendime të Gjykatës Kushtetuese. Në momentin që flasim ne kemi një ligj të ri për komisionet hetimore që ka të pasqyruar edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Dhe besoj ndoshta është një moment reflektimi për të vijuar më tej me komisionet hetimore nga ana e opozitës.

Rakipllari: Opozita i kërkon komisionet hetimore nisur nga e drejta e saj kushtetuese, që 1/4 e deputetëve mund të ngrenë një…automatikisht një komision hetimor. Dhe nga kjo pikëpamje ajo kërkon të drejtën e saj. Nga ana tjetër ju thatë që është interpretim i kushtetutës apo i vendimit të Gjykatës Kushtetuese por përgjigja nga ana e mazhorancës përveç përjashtimit, përveç mosdhënies të së drejtës të komisioneve hetimore ka qenë dhe dënimi apo ndëshkimi i deputetëve të opozitës. Herën e fundit u ndëshkuan 19 deputet të opozitës. Kjo do të jete dhe përgjigja? Nuk do të ketë një rrugëzgjidhje tjetër?  Ju si kryetare e kuvendit, ndërmerrni një…që si të themi…që t’i jepni rolit tuaj diçka më tepër për ta zgjidhur këtë krizë?

Nikolla: Patjetër….Unë edhe deri më tash jam përpjekur maksimalisht edhe në sallë edhe jashtë sallës për të ofruar maturi, komunikim, për të ofruar qytetari dhe etikë. Dhe…nuk jam përgjigjur me të njëjtën monedhë siç ndodh rëndom në seancat plenare etiketime ndaj…dhe ofendime ndaj kryetares së Kuvendit. Kam bërë gjithë përpjekjet me takime…dera e kryetares së Kuvendit është një derë e hapur për të gjitha grupimet politike, për çdo individ deputet. Dhe në këtë këndvështrim duhet patjetër, të gjithë të bëjnë përpjekjet por nuk mund të kalohet lehtë rregullorja e Kuvendit. Kur kemi ato pamje të trishta në Kuvendin e Shqipërisë, që vihet zjarri, flakadanët, bilbilat, ofendime e me radhë, patjetër që në këto kushte do të veprojë rregullorja e Kuvendit siç ka vepruar me ngritjen…me kërkesën e një grupi deputetëve dhe me vendimmarrjen e sekretariatit të komisionit për procedurat, rregulloren dhe etikën.

Rakipllari: Shihni një zgjidhje apo parlamenti do vazhdojë të ketë këtë anomalitet që ju po e quani?

Nikolla: Unë besoj do të ketë një moment patjetër reflektimi nga opozita për të kuptuar që nuk është kjo zgjidhja. Nuk i ka çuar askund kjo rruga që kanë ndjekur

Rakipllari: Nga mazhoranca prisni një reflektim?

Nikolla: Mazhoranca patjetër për të gjithë palët është e nevojshme reflektimi, por mazhoranca ka…ka thënë objeksionet e saj dhe ka bërë detyrat e saj sa i takon edhe argumenteve të dhëna për komisionet hetimore, dhe në vijim është në krye të detyrës për të mësuar funksionimin e komisioneve parlamentare dhe seancës…megjithatë ka vend për të reflektuar nga të gjithë.

Rakipllari: Parlamenti ose grupi parlamentar i PS ka ndërmarrë një si ta themi, iniciativë për t’i dhënë kuvendit një rol të ri monitorues apo kontrollues si e konsideroni ju, në raport me institucionet e pavarura. Dhe që përfshihen këtu dhe institucionet e drejtësisë së re. Çfarë ka të vërtetë këtu dhe ku konsiston kjo gjë?

Nikolla: Mund të thoja që…e gjitha kjo është një histori e stisur në media. Nuk ka asnjë të vërtetë për ndryshimin e rolit të kuvendit nga…që buron nga ndonjë një komunikim brenda parlamentit. Roli i parlamentit, kjo…ky diskutim; e ka mbyllur kushtetuta duke e vendosur rolin e Parlamentit në një republikë parlamentare si institucioni më i rëndësishëm ku zhvillohet në mënyrë të drejtpërdrejtë vullneti i popullit që përfaqëson dhe sovranitetin dhe në këtë këndvështrim është padyshim neni 80 i Kushtetutës së Kuvendit pika 3, ku institucionet e tjera kanë detyrimin që të informojnë të raportojnë për çështje të caktuara kur i kërkohet në Kuvend. Dhe gjithë ky ndërveprim operon në zbatim të parimit që shprehet në nenin 7 të kushtetutës “check and balance” pra as nuk ka dhe as nuk mund të ketë një furje hundësh, do të shprehesha kështu në punët e brendshme të institucioneve të pavarura nga kuvendi i Shqipërisë.

Top Channel

Share: