Home KRYESORE “Paqja e Ftohtë”: Shqiptarët në Maqedoni dhe koncepti gjeopolitik, gjeostrategjik amerikan!

“Paqja e Ftohtë”: Shqiptarët në Maqedoni dhe koncepti gjeopolitik, gjeostrategjik amerikan!

Sot u promovua libri “Paqja e Ftohtë”: Shqiptarët në Maqedoni nuk mund të dalin jashtë konceptit gjeopolitik dhe gjeostrategjik amerikan!

Në Universitetin e Evropws Juglindore në Tetovë (UEJ), sot u promovua libri “Paqja e Ftohtë” e gazetarit Selim Ibraimi. “Në sinopsinsin e kësaj ideografie, Selim Ibraimi ka sjellë në vëmendjen e lexueist pikat më neuralgjke të bipolariteti global, që reflektohet edhe në mikroplanin ballkanik”,- tha Emin Azemi recensent i librit “Paqja e Fohtë”. Në sinopsisin e kësaj ideogragrafie, Selim Ibraimi ka sjellur në vëmendjen e lexuesit pikat më neuralgjike të bibolaritetit global, që reflektohet edhe në mikroplanin ballkanik, pa mos i anashkaluar temat që ai me përkushtim i trajton.

“Duke qenë një aleat besnik i përpjekjeve mohuese të fqinjëve të Maqedonisë por sidomos i aspiratave të shqipotarëve të Kosovës për pavarësi nga Serbia, politika amerikane ka punuar në përforcimin e të ashtuqujaturtës Platforma jugore në Ballkan, e cila kërkon një angazhim direkt të forcave amerikane për të parandaluar një destabilizm të ri. Ky angazhim amerikan, sipas autorit, vjen edhe për të sfiduar një kërcënim thjetër. Bëhet fjalë për portin kinez në Greqi, i cili do të do të tentojë të ndryshojë balancën e Fuqive të Mëdha në Ballkan dhe më këtë do të provojëtë lëkundë edhe raportin e forcave të shtetetve fqinjë me Maqedonië dhe anasjelltas”,tha Azemi.

Ajo çka vjen si informacion i mbindërtuar me fakte e analiza të detajuara në këtë libër i japin lexuesit disa pika referuese për të kuptuar më mirë anijen e lëkundur, e qujatur Ballkan, dhe e kërcënuar vazhdimisht nga dallgët: Ëndërra evropiane në krizë, Rusia në ofensivë, Ballkani i paintegruar në strukturat perendimore, dilema dhe paralajmërim të gjeopolitikave të reja”.

“ Rëndësia faktografike dhe argumentuese e këtij libri qëndron në ballfaqimin e të vërtetave mbi një realitet mjaft fluid në pikëpamje gjeopolitike. Por, këto të vërteta nuk vinë vetvetiu, sepse autori konsulton një mal burimesh e referencash bibliografike, institucionesh e autortësh për të na sjellur të plotë ideografinë e një rajoni, siç është Ballkani, sa kompleks për nga historia, po aq konfliktuoz për nga gjeografia”-shtoi Emin Azemi.
Azemi theksoi se bibliotekave tona po i shtohet edhe një thesar modest në studimet gjeopolitike. I mbetet autorit, Selim Ibraimit, ta vazhdojë kërkimin e tij ambicioz, duke e konsideruar këtë libër si një platformë e shëndoshë prej ku mund të hidhet në vrapin e pambarim të formimit dhe përplotësimit me njohuri e pikëpamje të reja.

Rikthimi i gjeopolitikës dhe Evropa Juglindore: Pozita e shqiptarëve në rikonfigurimin e pritshëm

Ndërsa Sadri Ramabaja profesor universitar në “Iliria” dhe recensent i librit theksoi se gjeopolitika dhe argumentet që ajo përdor për t’iu imponuar politikës si akt qeverisjeje luna rol të madh. Sipas tij Selim Ibraimi, dëshmohet se ka njohuri solide mbi këto zhvillime të reja gjeopolitike kritike dhe për rrjedhojë ka aritur të na sjellë një varg të dhënash se përse Ballkani edhe më tej mbetet zonë e interest në rritje të gjeopolitikës amerikane dhe arsyet përse fat ii shekullit 21 për këtë pjesë të Evropës Juglindore mbete i lidhur me SHBA.

Shekulli Amerikan është përpara dhe kjo është me mjaft rëndësi për popujt që nuk mund të projektojnë forcë. Progresi dhe zhvillimi me siguri se do të paraqesë sfidë për qeveritë e reja. Nacionalizmi dhe gjeopolitika e shekullit të XXI,do ti zhvendosë në disa momente shtetet e brishta të Ballkanit. Këto janë disa nga konkluzionet e rëndësishme që nxjerr autori.

Epoka që shenon tranzicionin e stërzgjatur në Evropën Juglindore, pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, ndërkaq periudha prej vitit 1991 deri në vitin 2001, jo pa të drejtë, po cilësohet si një “lojë e ndërmjetme”, në të cilën po pozicionohen aktorët ndërkombëtar. Në këtë udhëtim “Europa ishte në kërkim të rrugës së vetë”, ndërkaq duket se po këtë fat do ta kenë edhe shqiptarët.

“Vitet e fundit e kanë dëshmuar presupozimin realist të autorit se për Serbinë dhe qeverinë nacionaliste të VMRO/DPMN-së BE dhe NATO mbesin “zgjidhja e dytë” në ranglistën e prioriteteve gjeopolitike. Gara gjeopolitike për jugun tashmë ka filluar. Duket se këto janë edhe disa nga arsyet përse një lagje studjuesish të jashtëm, i nxit të konkludojnë se Ballkani de fakto ndodhet para një rendi të ri, që do të përmbyllet me disa korrektura të pritshme të hartës politike, me qëllim që të arrihet stabiliteti afatgjatë i dëshirueshëm dhe integrimet euroatlantike të rishikohen si mjet për ruajtjen e këtij stabiliteti”-tha Ramabaja.

Publicisti Nijazi Muhamedi tha se tha se ridefinimi shqiptar është i domosdoshëm dhe se politikanët shqiptarë duhet ta kenë si pikë referimi këtë libër mbi krijimin e politikave kombëtare në suaza të gjeopolitikave dhe gjeostrategjive rivalizuese në Ballkan.Shqiptarët nuk mund të dalin jashtë konceptit gjeopolitik dhe gjeostrategjik amerikan në Maqedoni-tha Nijazi Muhamedi.
Në këtë promovim merrnin pjesë përfaqësues të medies, profesor, studentë etj.Libri është botim i Qendrës për Studime të Sigurisë dhe Zhvillim-Maqedoni.

Share: