Të mërkurën, ambasadorja e Kinës në Shqipëri Pang Chunxue u takua me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla. Të dy palët shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet kino-shqiptare dhe bashkëpunimin mes organeve ligjvënëse të të dy vendeve.
Ambasadorja Pang tha se Kina dhe Shqipëria kanë miqësi të thellë tradicionale dhe organet ligjvënëse të të dyja palëve kanë shkëmbime të mira në vitet e fundit. Ky vit shënon 75-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve. Kina është e gatshme të punojë së bashku me Shqipërinë për të intensifikuar më tej shkëmbimet dypalëshe në të gjitha nivelet dhe për t’i nxitur marrëdhëniet kino-shqiptare të ruajnë zhvillimin e shëndetshëm e të qëndrueshëm.
Nga ana e saj, kryeparlamentarja Nikolla e uroi ambasadoren Pang për marrjen e detyrës dhe tha se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kinës janë zhvilluar mirë vitet e fundit. Me rastin e 75-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Kinën, Shqipëria është e gatshme të nxitë më tej dialogun e shkëmbimet ndërmjet dy qeverive, organeve ligjvënëse, mediave dhe qarqeve të tjera për të pasuruar përmbajtjen e marrëdhënieve miqësore tradicionale shqiptaro-kineze. (Çang Çuo)/CRI.CN