Home KRYESORE Automjeti përplas një turmë njerëzish në Poloni, 19 të plagosur, policia: Nuk...

Automjeti përplas një turmë njerëzish në Poloni, 19 të plagosur, policia: Nuk ishte akt terrorist

Nëntëmbëdhjetë vetë u plagosën pasi një drejtues automjeti u përplas me një turmë që priste në një stacion tramvaji në një qytet verior të Polonisë të premten njoftoi media lokale.

Gjashtë fëmijë ishin në mesin e 15 personave të goditur, ndërsa katër të tjerë u plagosën pasi shoferi u përplas me makinat e tyre ndërsa përpiqej të largohej nga vendi i ngjarjes.

Dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme. Zëdhënësi i policisë Pawel Pankau u tha gazetarëve se i dyshuari ishte një polak 33-vjeçar, i cili sipas testeve paraprake nuk ishte nën ndikimin e alkoolit ose drogës.

“Nuk ishte një akt terrorist,” njoftoi policia. Raportet e medias të shtunën cituan zyrtarët polake qe deklaruan se i dyshuari kishte qenë duke iu nënshtruar trajtimit psikiatrik.

Share: