Home KRYESORE Fatmir Mediu: Kemi vendosur karrocën para kuajve, mendimin politik e kemi vënë...

Fatmir Mediu: Kemi vendosur karrocën para kuajve, mendimin politik e kemi vënë para sigurisë

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu e ka cilësuar bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë, si një element sigurie për Shqipërinë por dhe rajonin.

I ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Mediu theksoi se hapja e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë është një lajm i mirë për të gjithë.

“Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë është një lajm i mirë për të gjithë. Është një element sigurie jo vetëm për Shqipërinë por dhe për rajonin”, tha Mediu.

Ndërkohë ish-kreu i mbrojtjes kritikoi qëndrimin që mban shesh Shqipëria si vend anëtar i NATO-s duke e marrë të mirëqenë qenien anëtarë e Aleancës Euroatlantike.

Unë mendoj që problemi më i madh si vend anëtar i NATO-s, është që duhet të bëjmë një analizë të qartë nga se kërcënohemi. Shërbimet partnere bëjnë një analizë periodike për të updetuar lidershipin politik të vendit.

Për fat të keq kemi vendosur karrocën para kuajve. Le të themi se ne shpesh abuzojmë si vend anëtar i NATO-s. Artikulli 5 i NATO-s që kur sulmohet një vend anëtar i NATOS- të gjitha vendet sulmojnë, ndërkohë që ka dhe një kapitull 4, që thotë se para se kjo të ndodhë duhet të ketë një konsensus të të gjithë anëtarëve”, tha Mediu

360grade.al

Share: