Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera ‘Bashkimi me Berishën për pazare dhe për poste’, Bardhi reagon pas deklaratës...

‘Bashkimi me Berishën për pazare dhe për poste’, Bardhi reagon pas deklaratës së Kullurit: Nuk e njoh kush është…

Sa i përket pyetjes së gazetares së Report TV, Danjela Maloku, se Sekretari i Mërrdhënieve me Publikun në PD, Edvin Kulluri e quajti bashkimin Bardhi-Berisha për pazare dhe për post, Bardhi komentoi se nuk e njeh atë dhe se nuk ka punë me PD-në.

Pas mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të Rithemelimit në seli foli për mediat nënkryetari i ri këtij grupimi Gazment Bardhi. Ai u shpreh se Kuvendi tashmë është kthyer në një vend ku mbrohet vetëm interesi i një grushti njerëzish në dëm të qytetarëve shqiptarë.

‘Kuvendi vijon të mbroj interesat e një grushti oligarkësh. Para një jave miratuan një ligj tërësisht me interesa klienteliste që i hap rrugë shkatërrimit të zonave të mbrojtura. Presidenti të mos fshihet por të reagoj. Nesër kanë planifikuar një tjetër ligj klientilist për të zgjatur afatin e investimeve strategjike. Është hera e pestë që kartat e mazhorancës ngrihen për 5 njerëz në Republikën e Shqipërisë. Nga një ligj që u synua dhe propagandua për interesin publik u kthye në një ligj për interesat e një grushti njerëzish të përfitojnë nga ulja e taksave dhe të përfitojnë nga krimi dhe korrupsioni. Deputetët e mazhorancës nuk janë atje për t’u shërbyer Pëllumb Gjokës. Por për të kundërshtuar këtë dhe mbrojtur interesin publik.’, tha Bardhi.

Sa i përket pyetjes së gazetares së Report TV, Danjela Maloku, se Sekretari i Mërrdhënieve me Publikun në PD, Edvin Kulluri e quajti bashkimin Bardhi-Berisha për pazare dhe për post, Bardhi komentoi:

Ti nuk pret që unë të komentoj deklaratat e zotërisë në fjalë. Nuk e njoh dhe nuk kam punë me të. Dhe si rregul as ai nuk ka punë me PD dhe zhvillimet në kampin tonë. Sa i takon zhvillimeve në statut ka qenë rregull, që kryetar i grupit parlamentar është edhe nënkryetar partie. Nuk ka asnjë lajm të ri. Ushtroj edhe përgjegjësinë e nënkryetarit. Është përgjegjësi dhe as post dhe as karrige. Çdo përgjegjësi është me një rëndësi themelore dhe secili duhet të shërbej atyre pritshmërive që kanë demokratët. Nuk ka asnjë koleg që kërkon ndërprerjen e aksionit në parlament.’, shtoi Bardhi.

Bardhi më tej tha se edhe në mbledhjen e djeshme në Këshillin Kombëtar të Rithemelimit të gjithë ishin dakord për vijimin e aksionit opozitar.

Edvin Kulluri, Sekretar për Marrëdhënien me Publikun në PD, i ka kthyer përgjigjje Gazment Bardhit në Facebook. Ky i fundit u shpreh se nuk e njeh Kullurin dhe nuk ka pjesë me PD-në.

Kulluri thotë se Bardhi ka një karrierë të pamerituar dhe e cilëson si një “djalë të ri ambicioz që ka ngatërruar zanat”.

Postimi i Kullurit në Facebook:

Ti Gazmend ke te dtrejte qe nuk me njeh por te do them se si te njoha une!

Se pari sepse kur ti u emerove drejtor ne Ministrine e Drejtesise ne mandatin e dyte te qeverisjes se PD, komunikoja me shefat e tu Sekretar i Pergjithshem e larte! Nuk te binte rradha te me takoje sepse ishe rang drejtori, megjithe respektin per cdo drejtor dhe nenpunes te administrates publike! Dhe ne fakt nuk te mbaj mend kryesisht per kete arsye! Sepse s’me duheshe per asgje!

Kur dolem ne opozite dhe u zgjodha anetar i Keshillit Kombetar te PD dhe per kater vite u caktova nga kryesia si Kordinator ne Degen e Tepelenes e me pas Drejtues Politik i fushates per Bashkine Selenice ne vitin 2015 e me pas per riorganizimin ne 2017, duhet te kesh qene keshilltar i Grupit Parlamentar, pra serish nje burokrat i partise! Nuk me duhej te te njihja apo me njihje sespse s’me duheshe po prape per asgje!

Momenti i pare qe te njoha ishte kur u emerove Minister Drejtesie dhe do i drejtoheshe Rames me adhurim “o Skenderbe im konsensual”! Dhe Doktori yt dhe i

Imi i dashur pershendeste qeverine e perbashket si nje “marreveshje ëin-ëin”!

Pastaj te rinjoha kur ne 2021 mora vesh se me kishe perjashtuar nga anetaresia bashke me 28 mije demokrate pse isha kritik ndaj lidershipit te partise! Kur shkova te votoj per Edit Harxhi si kandidate per kryetare partie, nuk gjeta emrin ne liste! Por demokratet e deges numer 2 natyrisht qe me mundesuan votimin se me njihnin prej shume vitesh, ndersa ty te njihnin thjeshte si nje burokrat i zakonshem i zyrave te PD!

Ne perfundim po te kujtioj dy gjera! Mos harro kurre shhprehjen e Balzakut se “pas cdo karriere te pamerituar, fshihet nje maskarallek i madh”! Kam dyshimet e mia pse ke bere nje karriere te pamerituar, por nuk e provoj dot se jam tradicional! Ndersa i ndjeri Gramoz Pashko, pasi e perjashtuan ne 1992 tha se “ na perjashtuan burokratet e partise neve qe e themeluam ate parti”!

E pra Gazmend, ti je i sinqerte kur thua qe s’me njeh! Kurse une po te njoh mire! Por thjeshte si nje djale i ri ambicioz por qe ka ngaterruar zanat! Politikan lind dhe nuk behesh! Mos e harro kurre!

G.K/Shqiptarja.com

Share: