Home Gjeo-Ekonomia E quajti “vijën e kuqe”, Netanyahu i përgjigjet Biden: Do ta pushtojmë...

E quajti “vijën e kuqe”, Netanyahu i përgjigjet Biden: Do ta pushtojmë Rafahun! Maksimumi në dy muaj…

Benjamin Netanyahu i është përgjigjur deklaratave të presidentit amerikan Joe Biden, i cili tha se pushtimi i Rafahut është vija e kuqe që nuk duhej kaluar, dhe se Netanyahu po e dëmton Izraelin më shumë se sa po e ndihmon.

Lideri izraelit u shpreh i bindur se vendi i tij do ta pushtojë qytetin palestinez.

“Nuk e di saktësisht se çfarë donte të thoshte presidenti, por nëse ai donte të thoshte që unë po ndjek politika private kundër dëshirës së shumicës së izraelitëve dhe se kjo po dëmton interesat e Izraelit, atëherë ai e ka gabim në të dyja aspektet”, tha Netanyahu në një intervistë për Politico dhe median gjermane Bild.

Netanyahu tha se ai synon pushtimin e qytetit jugor të Gazës, Rafah, pavarësisht se Biden shprehu kundërshtimet për këtë.

Ai shtoi se operacioni nuk do të zgjasë më shumë se dy muaj, por nuk dha detaje mbi afatin kohor.

360grade.al

Share: