Home KRYESORE JARANisht

JARANisht

Nga Rudina Cupi
Dua të jaranohem me ty. A bën?
Pasi ta bëjmë:
pasi të më jesh brenduar,
të të kem thëthirë në vorbull,
të më kesh lëmuar lëmyshkun e thellë,
të kemi tendosur tejzat,
të kemi këlthitur frymë,
të kemi nxjerrë shkumë,
të jemi erëmuar fort…
kur lëkurët të jenë kadifuar,
merrma kokën mun në prehrin e zhveshur
e hundën drejtoma për nga oxhaku yt
të mbush mushkëritë
me era ujë.
E rri!
kundromë njëhop
dhe kundër duarve që çojnë flokët pas veshi
lëshoma frymën mun në fytyrë;
e kundro si valëvitet dritë e syve
si mbyllet e kukafshihet tërë shend.
Symbyllur që nga poshtë
ndiej fjalët të hyjnë më brenda se ledhet kashmiri
e unë Zotin me mend dua ta përmend.
E në prehrin tënd si libër i hapur
zbuluar qafën do ta kem lënë
shtrirë tejetej si breg puçkurrizash me rërë:
më shkruaj në të dashnira me një gisht
e me gjuhën si dallgë e me frymë ma prish,
shkruaj e prish e shkruaj sërish…
Pa sy, me lëkurë e avull lexoj
tek ma shkruan poezinë jaranisht.
Share: