Home KRYESORE Kastriot Kotoni: Sot në ditën e librit

Kastriot Kotoni: Sot në ditën e librit

Sot në ditën e librit do të desha kisha përmendur shumë autorë.

Së pari po e nis me Gazmend Kallani, Elvira Dones, Artan Mullai, Luan Rama, Irma Kurti, Ylli Demneri, Idlir Azisi, Shefqet Meko, Fatmir Terziu, Gjek Marinaj, Skënder Sherifi, Ilir Grazhdani, Vasil Makoçi e Adrian Vebiu, Skënder Buçpapa, Astrit Lulushi dhe dhjetra të tjerë që edhe pse në tokë të huaj shkruajtën vepra dinjitoze.

Me shumë talent ata i qëndruan besnik fatit të bashkëkombasve të tyre, por gjithashtu krijuan rryma të reja stilesh në rrëfimtarin e tyre dhe me prurjet e veta estetike kanë vënë një gur themeli në letërsinë bashkëkohore shqiptare.

Antologjia e re e letërsisë shqiptare duhet t’i përfshijë këto dukuri letrare dhe duhet të jenë çështje të debatit tonë për rrugën e artit dhe letërsisë sonë kombëtare.

Kohët ndryshojnë për çdo komb dhe vend, por ne kemi një raport të letërsisë në pikëtakimet e saj me të kaluarën tonë e cila fillon që nga Italia, Turqia, Rumania, Bullgaria, Egjipti, Amerika dhe rifillon me diasporën tonë pas vitit 1945 e deri në ditët e sotme.

Ka një prurje të re mentale nga këta autorë, siç ka edhe një truall të marrë me vete i cili në ballafaqim me botën krijon një bërtham prej etnos shqiptar.

Librat e autorëve të sipërpërmendur janë padyshim pronë e lexueve, por edhe e hapësirës mediatike shqiptare e cila për hir të së vërtetës kujtohet vetëm kur autorët janë në vendlindje.

Share: