Një turiste nga Italia e cila pushonte në qytetin bregdetar të Sarandës ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është dërguar me urgjencë në spitalin “Omer Nishani” në Gjirokastër për ndërhyrje kirurgjikale.
Vajza 26-vjeçare nga Napoli prej disa ditësh po pushonte në Sarandë ndërsa befas ka shfaqur dhimbje të forta në pjesën e barkut. Fillimisht është transportuar në spitalin e Sarandës ku u diagnostikua me hemoragji të brendshme. Bluzat e bardha vendosën për një ndërhyrje të specializuar në spitalet në Tiranë apo Fier.
Duke parë se gjendja e saj po rëndohej dhe për të fituar kohë është dërguar me urgjencë për ndërhyrje kirurgjikale në spitalin rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër.
Stafi i mjekëve dhe infermjerëve të këtij spitali ka mundësur ndërhyrjen kirurgjikale,operacionin, me sukses ndërsa tashmë gjendja shëndetsore e turistes italiane është e stabilizuar dhe drejt përmirësimit të plotë.
360grade.al