Edhe Evropa ka reaguar për presidentin amerikan, Joe Biden, i cili njoftoi se do të tërhiqet nga gara presidenciale dhe dha miratimin që kandidatja e re e demokratëve të jetë zëvendëspresidentja, Kamala Harris. Në një deklaratë me shkrim, Biden tha se ka qenë nderi më i madh i jetës së tij të shërbejë si president dhe u zotua të qëndrojë në këtë detyrë deri në përfundimin e mandatit të tij në janar.
“Unë do t’i flas kombit këtë javë dhe do të jap më shumë detaje rreth vendimit tim”, tha Biden.
Nga Ukraina, presidenti Volodymyr Zelenskyy falënderoi Bidenin për mbështetjen e palëkundur gjatë dy viteve të pushtimit rus.
“Ne do të jemi gjithmonë mirënjohës për udhëheqjen e presidentit Biden. Ne e respektojmë vendimin e sotëm të ashpër, por të fortë”, tha Zelensky.
SHBA-ja nën Bidenin ka qenë mbështetësja kryesore financiare dhe ushtarake e Ukrainës dhe ka shqetësime në të dyja vendet se mbështetja mund të ndalet nëse Donald Trump fiton zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
360grade.al