Home KRYESORE Kodi Zgjedhor, në sprovën e Kushtetueses/ Shehi dhe Aliebaj do të ankimojnë...

Kodi Zgjedhor, në sprovën e Kushtetueses/ Shehi dhe Aliebaj do të ankimojnë listën e mbyllur të deputetëve

Kodi Zgjedhor, i miratuar pas një marrëveshje të socialistëve me demokratët e Berishës, do të duhet të kalojë sprovën e Gjykatës Kushtetuese, për t’u aplikuar në parlamentaret e 2025.

Kjo pasi një grup partish opozitare kanë vendosur që ta ankimojnë atë, në fillim të shtatorit, kur rikthehet dhe aktiviteti politik e po ashtu puna nga ana e institucioneve.

Do të jetë logoja e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar i Dashamir Shehit, që do e mundësojë ankimin ligjërisht në Gjykatë dhe me të do të bashkohen dhe deputetët që janë pjesë e grupit të Alibeajt, ose që janë larguar nga Basha.

Partitë e vogla kanë kërkuar lista plotësisht të hapura ose lënien hapur të alternativës, që secila parti të vendosi vetë përqindjen e listës së hapur dhe të mbyllur.

Në Kodin që u ndryshua nga 106 vota të socialistëve me demokratët në Parlament në korrik, parashikohet që 1/3 e listës të jetë e mbyllur, ose 100 deputetë të caktohen nga kryetarët e partive dhe 40 të tjerët të shkojnë në Parlament, si përzgjedhje e votës parapëlqyese të votuesve, ose 2/3 e listës./abcnews.al

Share: