Home Gjeo-Ekonomia Pas mbylljes së 5 institucioneve paralele në veri të Kosovës, serbët protestë...

Pas mbylljes së 5 institucioneve paralele në veri të Kosovës, serbët protestë në Mitrovicë: Duam të kthehemi në punë!

Gati 300 qytetarë serbë protestuan përpara një ndërtese të përdorur nga komuna paralele serbe në Mitrovicë të Veriut duke kërkuar rikthimin në punë.

Protesta e tyre vjen disa ditë pasi Prishtina zyrtare vendosi mbylljen e pesë institucione paralele serbe në veri të Kosovës, përfshirë komunën paralele të Mitrovicës, me pretendimin këto institucione po punonin nën udhëheqjen e Serbisë, duke e “cenuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës”, lëvizje kjo që ngjalli reagimin e ashpër të ndërkombëtarëve. Tubuesit serbë thanë se punonjës të administratës paralele serbe në këtë komunë.

Aksioni i 30 gushtit, i kryer nga institucionet e Kosovës u cilësua si veprim i njëanshëm dhe i pakoordinuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe po ashtu u kundërshtua nga Lista Serbe, partia kryesore e serbëve lokalë në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit.

Kreu i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Petrit Fejza, tha për REL se mbyllja e këtij objekti u bë pas dyshimeve për dokumenteve të falsifikuara. Ai sqaroi se punonjësit pjesëmarrës në protestë nuk do të lejohen të hyjnë në godinë pasi autoritetet janë ndërkohë duke kryer hetime atje.

Në afërsi të vendit ku serbët u mblodhën mëngjesin e sotëm, janë parë pjesëtarë të njësive speciale të Policisë së Kosovës, si dhe dy automjete të Misionit të Bashkimit Europian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX).Përveç pesë institucioneve të mbyllura të premten e kaluar, në prill autoritetet e Kosovës mbyllën edhe shtatë komuna të tjera paralele serbe në pjesë të tjera të vendit.

Në Kosovë, ka komuna, kompani e ndërmarrje publike, çerdhe, shkolla fillore, të mesme dhe universitete publike që financohen drejtpërdrejt nga Qeveria e Serbisë, dhe të cilat gjenden në qytetet dhe vendbanimet ku jetojnë komuniteti serb. Të gjitha këto institucione konsiderohen ilegale sipas ligjeve në Kosovë.

Top Channel

Share: