Home Gjeo-Ekonomia Konferenca “Ekonomia shpëton Luginën e Preshevës”

Konferenca “Ekonomia shpëton Luginën e Preshevës”

Sot po mbahet Konferenca “Ekonomia shpëton Luginën e Preshevës” e organizuar dhe thirrur nga Unioni i Afaristeve “Vizioni për Presheve Medvegje dhe Bujonoc.”

Ky eveneniment po mbahet në hapsirat e Bici resort ku i pranishëm është Ambasadori i Shqipëris, Ambasadori i Kosovës, Deputeti Kamberi, kryetarja Sinani, zv kryetari Ragmi Mustafa e shumë figura tjera publike partiake e institucionale si dhe biznesmen të shumtë nga vendi dhe rajoni.

Pjesëmarrës në këtë takim janë edhe përfaqësuesit e Rrjetit Global të Ndërmarrjeve Shqiptare, Yll Blakaj, Vat Marashi, Cataldo Pugliese, Nestor Dede, Omer Nura etj, të cilët gjatë muajit shtator inauguruan një Zyrë Koordinuese në Tiranë me përfaqësues Neritan Alkun

Pas këtij aktiviteti në Preshevë, Rrjeti Global i Ndërmarrjeve Shqiptare do të transferohet në Prishtinë për takimin e rradhës organizues ku pritet të bëhet bilanci i punës dhe zgjedhjet e reja të organeve drejtuese.

Share: