Home Gjeo-Ekonomia RMV mbeti pas në procesin e integrimit në BE, ish-kryeministri bullgar: Taktika...

RMV mbeti pas në procesin e integrimit në BE, ish-kryeministri bullgar: Taktika e kolegëve nga Maqedonia e Veriut është që të na bëjnë fajtorë! Le të vuajnë pasojat

Vendimi i marrë nga ambasadorët e 27 shteteve anëtare të Bashkimit Europian, nënkupton se procesi i integrimit në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, procese që deri më tani kanë qenë bashkë, do të ndahen. Edhe pse RMV zgjidhi problematikat me Greqinë, për shkak të të cilave ndryshoi edhe emrin, nuk arriti të zgjidhë problemet me Bullgarinë, aq më tepër me ardhje në pushtet të qeverisë së re, ku kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se edhe marrëveshjet e deritanishme do të rishikohen.

Në lidhje me këtë ka reaguar ish-kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov. Me një postim në llogarinë e tij Borisov shprehet se ata nuk duhet të tregohen agresivë, sepse taktika e kolegëve nga Maqedonia e Veriut është që ti bëjnë fajtorë. Ai shtoi se do të sigurohë popullin bullgar se gjithçka që bënë në Partinë Popullore Evropiane, në Këshillin e Evropës, në Komisionin Evropian është dëgjuar shumë mirë.

“Nga ne kërkohet durim. Reaguan të gjitha institucionet. Ne nuk duhet të tregohemi agresivë, sepse taktika e kolegëve tanë nga Maqedonia e Veriut është që të na bëjnë fajtorë. Dua të siguroj popullin bullgar se gjithçka që bëmë në Partinë Popullore Evropiane, në Këshillin e Evropës, në Komisionin Evropian është dëgjuar shumë mirë. Kështu funksionojnë institucionet evropiane.

Ata nuk kërcënojnë, nuk bëjnë fyerje, dhe rezultati është se Shqipëria do të ecë përpara, ajo e pranoi pakicën bullgare, dhe kolegët tanë nga Maqedonia e Veriut duhet të mbajnë pasojat e sjelljes së tyre. Komisioni i Çështjeve të mos sillet emocionalisht, por të sillet në mënyrë pragmatike dhe të arsyeshme. Ndonjëherë ata thonë se hakmarrja shërbehet më së miri e ftohtë. Ne si shtet duhet të ngrihemi dhe të mos ndjekim tonin e ndonjë ministri”, tha Borisov.

Më 15 tetor pritet nisja e negociatave me Bashkimin Europian, me hapjen e grupit të parë të kapitujve, ku përfshihen: Prokurimi, Statistikat, Gjyqësori dhe të drejtat themelore, drejtësia, liritë individuale, siguria dhe kontrolli financiar.

360grade.al

Share: