Home KRYESORE Deri këto çaste Ervin Salianji mbetet i dënuar politik. Gjithashtu edhe burrë.

Deri këto çaste Ervin Salianji mbetet i dënuar politik. Gjithashtu edhe burrë.

PD me Gaz Bardhin sot kanë dashur ta ndyjnë, duke e kthyer në një të arratisur, burracak dhe shkelës ligji.

Pse kështu?

Për një motiv të thjeshtë: arratisja e Ervin Salianjit do ta linte moçalin e PD në dremitjen e tij. Ai do ti shpëtonte burgut, si Ben Ahmetajn, por me vete do merrte gjithë turpin, fajin zemërimin dhe talljet e të gjithëve, sidomos të të vetëve. Pas kësaj, rituali Berisha në dritare – shashka te bashkia do të vazhdonte mërzitshëm pafund dhe pa prishur qetësinë e parisë së demokratëve.

Por Ervin Salianji vendosi të zgjedhë burrërinë dhe përgjegjshmërinë si dhe karakterin e një politikani me profil të lartë . Edhe pse vendimi kundër tij është përtej edhe dënimeve kriminale të Enver Hoxhës, Salianji ka zgjedhur ta zbatojë atë….. por duke i bërë një dëm kolosal rehatisë dhe skuthllëkut ( po aq kriminale sa vendimi i gjykatave) të drejtuesve, grupit parlamentar të partisë së tij e po ashtu të çdo demokrati.

Burgosja politike e një deputeti opizitar vetvetiu dhe pa asnjë ngurim sjell një betejë të ashpër edhe të dhunshme të popullit me regjimit. Një betejë për jetë a vdekje me tiraninë, diktaturën dhe shtetin privat të Edi Ramës. Rrugë tjetër nuk ka, nëse opozita ka ndërmend të mbetet në politikë. Në të kundërt duhet të largohet me vrap e me turp.

Pra, falemnderit Ervin! Sakrifica jote do ti tregojë shqiptarëve dhe botës a është opozita drejtori në qeverinë Rama apo ….?

Share: