Home Gjeo-Ekonomia “Vendimi i Biden, moment vendimtar për Ukrainën”, Lituania: Paqja s’mund të arrihet...

“Vendimi i Biden, moment vendimtar për Ukrainën”, Lituania: Paqja s’mund të arrihet përmes dobësisë

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda i është përgjigjur vendimit të Joe Biden për të hequr kufizimet ndaj Ukrainës për përdorimin e armëve amerikane me rreze të gjatë veprimi thellë në Rusi.

Naudesa e përshkroi vendimin si një “moment vendimtar” në luftën e Ukrainës kundër Rusisë.

“Ka ardhur dita! Ukraina tani mund të synojë objektet ushtarake në Rusi duke përdorur raketa me rreze të gjatë. Ky është një moment vendimtar në luftën kundër Rusisë agresore. Paqja nuk mund të arrihet përmes dobësisë. Paqja është shpërblimi i të fortëve. Qëndro e fortë, Ukrainë!”, shkruan Nauseda.

Pse është e rëndësishme kjo lëvizje?

Vendimi është një ndryshim i madh i politikës amerikane dhe vjen pasi Biden është gati të largohet nga detyra. Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump është zotuar të kufizojë mbështetjen amerikane për Ukrainën dhe t’i japë fund luftës sa më shpejt të jetë e mundur.

Volodymyr Zelenskyy i ka kërkuar SHBA për muaj të tërë që të lejojë Ukrainën të godasë objektivat ushtarake brenda Rusisë me raketa të furnizuara nga perëndimi, duke thënë se ndalimi i SHBA-së e kishte bërë të pamundur që Ukraina të përpiqej të ndalonte sulmet ruse në qytetet e saj dhe rrjetet elektrike. Disa mbështetës kanë argumentuar se kjo dhe kufizime të tjera të SHBA-së mund t’i kushtojnë Ukrainës luftën./abcnews.al

Share: