Home KRYESORE Një histori personale – si avantazhi kthehet fare thjesht në disavantazh !

Një histori personale – si avantazhi kthehet fare thjesht në disavantazh !

Ne të gjithë jemi produkt i rrethanave edhe i aftësisë tonë për të kthyer disavantazhin në avantazh, por edhe e kundërta është njësoj e mundur. Talenti është një avantazh , bukuria është një avantazh, inteligjenca është një avantazh, të lindësh në një familje të pasur e të pozicionuar në shoqëri është një avantazh, të cilat mund të kthehen në disadvantazh nëse njeriu nuk mëson të dallojë fijen e hollë që ndan avantazhin me disavantazhin apo sic thonë ekonomistët, pikën kritike ku kostot e avantazhit tejkalojnë përfitimet që mund të vijnë prej tij .

Ketë e kuptova kur një prej profesorave të mi të universitetit me quajti : “një vajzë me inteligjencë arrogante ” . Ishte koha kur besimi se inteligjenca ishte arma ime e fortë , nuk më lejonte të njihja rrethanat ku gjendesha edhe të akomodoja në “vendin e duhur” ambicjet e mia .

Shpesh njerëzit avantazhet i konsiderojnë absolute . Madje ne e projektojmë vlerën e talentit, inteligjencës, apo aftësive tona të njejtë, si në pellgun e vogël shqiptar ashtu edhe në oqeanet e mëdha amerikane, angleze apo edhe europiane.

Ndërkohë që gjithcka është relative. Kur njeriu nuk e pranon teorinë e relativitetit si të aplikueshme edhe tek avantazhet e tij, duke e lenë veten të drejtohet terësisht nga ambicja të cilës shpesh i vendos edhe emrin e bukur “endërr ” i krijon vetes një nga demët më të mëdha në mirëqenien psikologjike e më pas edhe atë ekonomike.

Ndaj përshtatja është përmbi renditjen !

Një studimi i Universitetetit të Standford i tregon sesi mijëra studentë, pësojnë krizë identiteti, kur për herë të parë në jetën e tyre, nuk janë në krye të klasës. Zhgënjimi krijon stres dhe presion, duke penguar zhvillimin e tyre personal, pasi vetëbesimi i njeriut dhe kofidenca e tij mbështeten kryesisht tek krahasimi me grupin ku bën pjesë. Ndaj është demoralizuese të jesh një “peshk i vogël në një det të madh” , edhe shpesh është më e shëndetshme të jesh një peshk I madh në një det te vogël .

Këtë mësim e jep edhe eksperienca e impresionistëve nje grup artistësh , (asnjëri i njohur), që e kishin të vështirë të shisnin qoftë edhe një punim të vetëm në Francë. E gjithë kjo, sepse tregu i pikturës ishte i rregulluar dhe shijet zyrtarizoheshin nga “Académie Des Beaux-Arts”, e cila zhvillonte një ekspozitë vjetore. Si e tillë, ekspozita kishte standarde shumë rigoroze që një vepër të mund të quhej “Good Art” (Art i Mirë). Impresionistët pikturonin “jetën e përditshme”, jashtë kornizave të përcaktuara zyrtarisht. Çdo ditë ishin në kërkim të suksesit, edhe kuptuan se suksesi nuk mund të kishte një rrugë të vetme.

Kështu që, në vend të përpjekjeve për t’u përfshirë në ekspozitën e madhe franceze, ata filluan të organizonin ekspozitat e tyre të vogla. Që nga ajo kohe kreativiteti i tyre mundësoi lulëzimin e disa lëvizjeve në art dhe secili grup sot është i famshëm dhe pjesë e gjithë muzeumeve të botës.

E pra, me kohën e kuptova se profesori Im kishte të drejtë. Sot akoma përpiqem që arroganca edhe ambicja të mos ma kthejë inteligjencën ne disavantazh .

Por edhe kur ka ndodhur ( e dreqi e mori ka ndodhur shpesh ) zgjidhja nuk ka qenë keqardhja qoftë edhe e njerëzve të dashur , përkundrazi , ka qenë dëshira e brendshme edhe besimi se mund të ringrihem sërisht pa humbur mësimin .

Share: